• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shemben godinat në “Qytetin Studenti”/ Veliaj: Të përgatitur për këdo tjetër që ka nevojë të marrë bonusin e qirasë

by Java News
12/12/2019 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akt-konstatimit të Institutit të Ndërtimit, i cili i shpalli të pabanueshme tre godinat në “Qytetin Studenti” si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, vijoi puna me shembjen e tyre. Familjet që i kishin zaptuar gjatë viteve të tranzicionit, janë sistemuar në banesa me bonus qiraje, si të gjitha familjet e tjera të prekura nga tërmeti.

Teksa ndoqi nga afër shembjen e godinave, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi të drejtë vendimin për t’i larguar banorët nga dhomat e ish-godinave të “Qytetit Studenti”, të cilat përbënin rrezik për jetën e tyre dhe sisteminin në banesa me bonus qiraje me kushte dinjitoze.

“Kanë qenë godina të zëna prej vitesh, që nga viti ‘90-‘91, kur filluan ndryshimet në “Qytetin Studenti”, pra një gangrenë që vazhdonte një kohë të gjatë. Godina ka pasur shumë ndërhyrje, improvizime. Ndaj, besoj ishte vendimi drejtë për t’i çmontuar vetë dhe besoj se ishte vendim akoma më i drejtë për t’í transferuar me qira të gjitha familjet, duke respektuar dinjitetin njerëzor, si të çdo anëtari tjetër të bashkësisë së Tiranës, që u trajtua me bonus qiraje për largimin nga ndërtesat e dëmtuara”, tha Veliaj.

Duke i falënderuar për bashkëpunimin, Veliaj nënvizoi se të gjitha ato familje që lanë godinat, të cilat i kishin uzurpuar gjatë viteve të tranzicionit kanë kushte shumë herë më të mira në banesat e tyre të reja. “Dua t’i falenderoj banorët për bashkëpunimin. Unë e kuptoj, asnjëherë nuk është e lehtë të largohesh nga një banesë ose vend-strehim, ku ke kaluar një pjesë të madhe të jetës tënde, megjithatë siç verifikuam, rasti i profesor Pëllumbit dhe shumë të tjerë, janë në kushte disa herë më të mira. Shtëpitë me qira në Tiranën urbane janë shumë herë më të mira se konvikte të amortizuara, ku në një dhomë të vogël jetonin 1-2 kurora, disa raste edhe tre kurora. Ndaj, për të gjitha këto arsye, 90% e familjarëve në “Qytetin Studenti” tashmë kanë marrë disbursimin e qirasë, ka ngelur edhe një 10% që ose e ka neglizhuar ose ka gjetur në alternativë tjetër strehimi. Jemi të përgatitur për këdo tjetër që ka nevojë të marrë paratë e qirasë dhe të jetojë në një vend shumë herë më dinjitoz se sa hapësira që kishte në “Qytetin Studenti”, tha ai.

Ndërkohë, edhe dhjetë godinat në Institutin Bujqësor do të demolohen, pasi paraqesin rrezik për ata që strehohen atje. Më konkretisht, bëhet fjalë për 8 godina që janë zënë nga familjarë gjatë viteve të tranzicionit, duke pësuar edhe ndërhyrje që e kanë dëmtuar në strukturë, si dhe dy godina të tjera ku strehohen studentë. “Këto vendime të rëndësishme po i marrim edhe në Universitetin Bujqësor. Do të fillojmë edhe aty prishjet masive, për të mos rrezikuar, kurse për godinat që nuk janë me familjarë, por për godina që në fakt banohen nga studentë, kemi marrë një vendim që t’i sistemojmë në godina të tjera ku kemi bërë verifikimin e sigurisë dhe nuk kemi asnjë problem. Në rastin e Mjekësisë, teksa bëjmë një studim më të thelluar, i kemi transferuar tek godinat tek Inxhinieria, ndërkohë që për Universitetin Bujqësor jemi përgatitur për të bërë një rimbursim të pagesës së studentëve, që secili prej tyre të ketë hapësirën e vet, të marrë një hapësirë ose me qira, ose të bëhen 3-4 vetë bashkë për të ndarë një shtëpi, të kenë pak para edhe për transportin, nëse do largohen dhe nuk gjejnë hapësira në Kodër – Kamzë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se si në “Qytetin Studenti” ashtu edhe në Institutin Bujqësor do të ndërtohen dy kampuse të rinj universitar, duke sjellë një urbanistikë që i bën ballë 100 viteve të tjera të Tiranës. “Nga projekti i rindërtimit që do të kemi bashkë me qeverinë, siç kemi bërë me projektin e shkollave, ku kemi filluar shkolla të reja me një skemë shumë kreative, që i bëjmë pagesat ndër vite, besoj që edhe në “Qytetin Studenti” do kemi mundësi t’i bëjmë pagesat ndër vite, teksa fillon një kampus i ri këtu dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës, që besoj nga kjo fatkeqësi del edhe një avantazh i jashtëzakonshëm, për të sjellë një urbanistikë që i bën ballë 100 viteve të tjera të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

g.kosovari

Next Post
“A jam i lumtur në Paris”? Neymar i lë të gjithëve pa fjalë

"A jam i lumtur në Paris"? Neymar i lë të gjithëve pa fjalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Oligarku ukrainas zotohet të rindërtojë Mariupolin: Qyteti është një tragjedi globale dhe një shembull i heroizmit

Skandal me “Call-Centerat” në Ukrainë, DW: Të përfshirë zyrtarë të Prokurorisë!

September 10, 2026
Në kërkim të fëmijërisë dhe atdheut të humbur

Në kërkim të fëmijërisë dhe atdheut të humbur

September 10, 2026
Thaçi: Reja e zezë mbi Kosovën nga akuzat e Dick Marty është hequr, pres të shfajësohem nga çdo akuzë

Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon dënim me 6 vjet burgim për Hashim Thaçin, zbardhen akuza dhe detajet

September 10, 2026
“Zhbllokoni pagat tona”- Mbyllet mbledhja në KLGJ, gjyqtarët paralajmërojnë: Reagimi ynë do të përshkallëzohet! Zbatoni vendimin e Kushtetueses

“Zhbllokoni pagat tona”- Mbyllet mbledhja në KLGJ, gjyqtarët paralajmërojnë: Reagimi ynë do të përshkallëzohet! Zbatoni vendimin e Kushtetueses

September 10, 2026
Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë në 26 bashki

Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë në 26 bashki

September 10, 2026
Vrau shqiptarin në servis dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër në Itali! Gjykata drejt përgjysmimit të dënimit ndaj autorit

Vrau shqiptarin në servis dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër në Itali! Gjykata drejt përgjysmimit të dënimit ndaj autorit

September 10, 2026
Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

September 10, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

September 10, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Luftë me zjarret në tre qarqe, mbi 400 forca në terren! Ministria e Mbrojtjes: Sot 19 vatra, 10 mbeten ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

September 10, 2026
“Historia më e padëgjuar në BE”- Rama i ashpër me ‘prerjen e kokës’ së Veliajt: Eksperimenti më i rëndë social dhe i dështuar, me dëme kolosale te rindërtimi!

“Historia më e padëgjuar në BE”- Rama i ashpër me ‘prerjen e kokës’ së Veliajt: Eksperimenti më i rëndë social dhe i dështuar, me dëme kolosale te rindërtimi!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com