Në qytetin e Vlorës, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur 7 garazhe të ndërtuara në hapësira publike.
Sipas njoftimit nga IMT, operacioni është zhvilluar mëngjesin e të mërkurës në lagjen “Kushtrimi”. IMT njofton se aksioni i nisur ditën e sotme është vijimësi e aksioneve kundër informalitetit të nisur që në muajin korrik dhe është shtrirë në të gjithë vendin.
IMT njofton se aksioni nuk do ndalet, pasi do të vijojë edhe në ditët në vijim, teksa në lagjen “Kushtrim” pritet që të shemben edhe dy garazhe të tjera.
/a.r