• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehu: Bashkia do të sigurojë tregje për prodhimet e Dibrës

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati demokrat për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu, së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të fshatrave Poçest, Bellovë, Rapdisht dhe Tomin. Shehu u tha banorëve se, me të kryebashkiak, bashkia do t’u kthehet qytetarëve dhe administrata e saj do të jetë në shërbim të tyre. sipas tij, sot punonjësit e bashkisë vetëm marrin rrogën dhe nuk ofrojnë asnjë shërbim për qytetarët edhe pse mundësi ka.

Shehu premtoi gjithashtu se, ndërmarrjet e bashkisë, Mirëmbajtja e Rrugëve, Ujësjellësi dhe Bordi i Kullimit do të kthehen në punë që ditën e parë pas zgjedhjes së tij.

“Duke filluar nga dita e hënë, më datë 12, bashkia do të kthehet tek ju. Largimi i mbeturinave do të fillojë që ditën e parë. Ndërmarrja e Ujësjellësit do të vijë këtu tek ju dhe do të zgjerojë sistemin e ujit të pijshëm. Bashkia ka një ndërmarrje për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të vaditjes dhe pranverën e vitit të ardhshëm do ta filloni me një sistem të kanaleve vaditëse të përmirësuar ndjeshëm”, tha Shehu.

Ai deklaroi se, zhvillimi ekonomik dhe punësimi do të jenë prioritet i tij dhe shtoi se “Dibra i ka të gjitha mundësitë për zhvillim, pasi ka prodhime bujqësore, blegtorale, pemëtari dhe potencial të madh turistik”.

“Bashkia do të jetë ndërmjetëse mes bizneseve të mëdha dhe fermerëve të Dibrës, në mënyrë që prodhimet e tyre të gjejnë treg. Tregu në Dibër është i vogël dhe bashkia ka për detyrë që të sjellë tregtarët këtu edhe këtë e kemi filluar”, nënvizoi Shehu.

Ai i informoi banorët e fshatrave se, “para tre ditësh ka bërë një takim me fermerë që prodhojnë mollët dhe grumbulluesi i mollës i garantoi që 80% të prodhimit të Dibrës do ta blejë vetëm një dhe të tillë  ka në Tiranë”.

ma.me

Next Post
Aksidentohet makina e presidentit rus Putin, humb jetën shoferi

Aksidentohet makina e presidentit rus Putin, humb jetën shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In