• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shehu: Barra vetëm te bizneset ‘armiq’ të qeverisë Rama

by
09/06/2015 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Andoni

Z. Sherefedin Shehu, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë është skeptik për rritjen ekonomike të vendit. Ish-zëvendësministrit i Financave shprehet për “JAVA” se: “Politikat fiskale të qeverisë Rama janë të bazuara më shumë në kritere ideologjike se sa fiskale”..

Përgjigjet e tij rrëfejnë një peizazh tjetër të zhvillimit të vendit, që për ekspertin është tejet negativ. U goditën politikat dhe mundësitë e rritjes ekonomike. Koncesionet janë në udhëkryq nga presioni negativ i qeverisë dhe mungesa e financimeve. Bujqësia nuk është mbështetur ndërsa turizmi nuk është konkurrues. Mundësitë më të mëdha për punësim ekzistojnë në bujqësi por në vend të rroitjes së mbështetjes për bujqësinë janë abandonuar programet për mbështetjen masive të fermerëve, të zbatuara 2 vite më parë, shpjegon ai për JAVA…

Të ardhurat buxhetore në katër muajt e vitit, sidomos atyre tatimore e doganore, nuk po realizohen. Në këndvështrimin tuaj, a mundet që ky trend i ekonomisë së vendit, të përmirësohet në të ardhmen. A ka mundësi për uljen e borxhit dhe premtimet për rritje ekonomike?
“Mosrealizimi ka qenë një tendencë e përhershme në këto 4 muaj dhe përmirësimi në muajt e ardhshëm nuk do të rikuperojë këtë mosrealizim. Ai është shkaktuar nga 2 faktorë: rritja e ekonomisë nën nivelin e parashikuar dhe evazioni fiskal. Rritja ekonomike dhe treguesit e buxhetit u parashikuan me skenarë shumë optimist dhe për rrjedhojë mosrealizimi kundrejt buxhetit ishte i pritshëm. Ndërkohë të ardhurat në disa zëra janë edhe më të ulëta edhe se një vit me pare. Kjo tregon se shkaku kryesor i mosrealizimit është evazioni fiskal, mbasi në kushtet e rritjes së normës tatimore nuk mund te pranohet rënia e tyre qoftë edhe në kushtet e një rritje të moderuar të ekonomisë. Kjo ecuri do të imponojë rishikimin në ulje të buxhetit fillestar dhe efekti i mosrealizimit të të ardhurave do të kompensohet me uljen e investimeve. Kështu nuk do të realizohet ulja e programuar e borxhit publik dhe niveli i parashikuar për rritjen ekonomike. Këto do të ndodhin mbasi mungojnë investimet private dhe stimuli fiskal i pritshëm nga investimet publike”.

A mundet që borxhi i Bankës Botërore prej 1.2 miliard dollarët të ndihmojë reformat dhe rritjen ekonomike?
“Në studimet e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar nënvizohet se kur borxhi publik e kalon kufirin 60% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) ai nuk prodhon rritje ekonomike. Përveç kësaj, borxhi jepet si pjesë e programit të stabilizimit në formën e mbështetjes së deficitit buxhetor dhe jo për programe që gjenerojnë punësim dhe që mbështesin rritjen ekonomike. Duke u dhënë për mbështetje buxhetore, ai do të garantojë ballancimin e buxhetit, struktura e të cilit nuk gjeneron stimulim fiskal, mbasi ka rënie të investimeve publike dhe sidomos të atyre në infrastrukturë. Kështu kemi një përdorim inproduktiv të tij, i cili nuk do të prodhojë rritje ekonomike”.

Si ekspert ekonomie, a shikoni elementë pozitivë në ekonominë tonë në këtë periudhë të mandatit qeverisës?
“Fatkeqësisht jo. U goditën politikat dhe mundësitë e rritjes ekonomike. Koncesionet janë në udhëkryq nga presioni negativ i qeverisë dhe mungesa e financimeve. Bujqësia nuk është mbështetur ndërsa turizmi nuk është konkurrues. Mundësitë më të mëdha për punësim ekzistojnë në bujqësi por në vend të rroitjes së mbështetjes për bujqësinë janë abandonuar programet për mbështetjen masive të fermerëve, të zbatuara 2 vite më parë. Gjithashtu politikat fiskale shtuan barrën për bizneset dhe dobësitë e administrimit fiskal e shkarkuan barrën në mënyrë selektive tek bizneset ‘armiq’ të qeverisë”.

Si e shikoni programin e konsolidimit fiskal, të qeverisë shqiptare, të nisur që nga viti 2014. A mund të ketë rreziqe të pritshme të cilat mund të ndikojnë në ecurinë e ekonomisë në të ardhmen?
“Konsolidimi fiskal nuk mund të realizohet me rritje të normës tatimore në kushtet e krizës ekonomike dhe evazionit të lartë fiskal. Në këtë periudhë, tatimet duhej të uleshin dhe në fokus të ishte përmirësimi i administrimit fiskal, ulja e evazionit dhe përdorimi më efektiv i parave publike. Raporti midis investimeve dhe borxhit publik duhej te ishte në favor të investimeve dhe të mos merrej borxh për shpenzime administrative. Politikat fiskale janë të bazuara më shumë në kritere ideologjike se sa fiskale”.

 

Next Post

Berisha: Zgjedhjet më të implikuara në të gjitha llojet e manipulimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com