• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shehi: Ulja e qepenit nga biznesi nuk është rruga e duhur, qeveria të korrigjojë strategjinë

by
02/09/2015 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shehi: Ulja e qepenit nga biznesi nuk është rruga e duhur, qeveria të korrigjojë strategjinë

shehiDashamir Shehi, deputet i PD-së, njëkohësisht edhe një nga figurat e spikatura të jetës politike në vend, vlerëson se formalizimi i biznesit është një hap pozitiv që duhet hedhur, por ai kundërshton formën që qeveria ka zgjedhur për ta formalizuar biznesin.

Në një prononcim për JAVANEWS, Shehi shprehet ka ardhur koha që disa gjëra në aspektin e formalizimit të bizneseve, në mënyrë që ato të veprojnë brenda kuadrit ligjor, duhen rregulluar. Por, sipas tij, gjërat duhen kapur nga “koka dhe jo nga bishti”. “Gjykoj se duhet filluar nga disa biznese të mëdha, të cilat nëse operojnë në kushte informale të bëhen shembull. Më pas procesi të zbresë shkallë- shkallë. Qeveria nuk po e kap “demin nga brirët, por nga bishti”.  Nuk mendoj se në këtë proces ekzekutivi të kishte nevojë për forca ekstra, pasi ai ka kuadrin ligjor dhe instrumentat për ta formalizuar hap pas hapi biznesin”, shprehet Shehi.

 Lidhur me reagimin e disa bizneseve informale që mbyllen qepenat për t’iu shmangur kontrolleve nga tatimet, Shehi shprehet se ky reagim nuk është mënyra e duhur e të vepruarit nga ana e këtyre bizneseve.

Sipas tij, ata që kanë probleme, sidomos bizneset e vogla, duhet të kërkojnë nga qeveria që të shtyhet afati kohor  regjistrimit, në mënyrë që të kenë mundësi për regjistrim. “Mbroj parimin e formalizimit të biznesit. Nga ana tjetër gjykoj se disa lloj biznesesh që janë mjaft simbolike, me një aktivitet tregtarë thuajse të papërfillshëm dhe me natyrë sezonale të përjashtohen nga regjistrimi. Formalizimi iI biznesit duhet konceptuar si proces dhe jo si aksion. Sikundër procesi duhet të jetë shkallë- shkallë. Formalizimi të nisë nga bizneset e mëdha e më pas të zbres poshtë”, nënvizon Shehi për JAVANEWS.

Next Post

Presidenti i Torinos i kërkon falje De Biasit: Gabova me të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In