• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi thirrje Foltores: Kthehuni në Parlament! Kemi bërë protesta edhe më të mëdha

by A R
27/02/2024 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ka bërë thirrje Komisionit të Rithemelimit, drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha që të rikthehen në Parlament. Në studion e emisionit “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, Shehi tha se ata duhet të luftojnë për të mbrojtur të drejtën e opozitës për të ngritur komisione hetimore, por theksoi se kjo arrihet vetëm duke diskutuar në Parlament.

“Nuk ndërtohet politika sot për nesër. Mblidhet po ai grup javë për javë se çdo bëjë javën që vjen. Ndërsa unë them që duhet të bëjmë një trajektore më të gjatë. Unë uroj që të vijnë në parlament të mbrojnë të drejtën që opozita të ketë të drejtën e Komisioneve Hetimore. Të rikompozohen edhe ato komisione përfaqësimi që kanë në Parlament. Këto janë gjëra që debatohen aty brenda, por këta duhet të marrin disa vendime se çfarë do bëjnë dhe kjo lloj beteje që them unë bëhet në parlament. Opozita bëhet 360 gradë, Parlamenti sigurisht ka pjesën më të madhe”, tha Shehi.

Sipas tij, Rithemelimi e ka fokusuar aksionin politik vetëm te protestat, teksa theksoi se ajo që duhet bërë në fakt është opozitarizëm në 360 gradë. Shehi tha se opozita ka bërë protesta madhështore dhe sërish nuk kanë qenë të mjaftueshme, duke ripërsëritur thirrjen që betejën e tyre ta bëjnë në Parlament.

“Këta kanë dalë me tezën s’ka rëndësi parlamenti, por partia’ sepse ndihen të strehuar te partia disa, brenda Parlamentit nuk ndihen sepse shpeshherë janë të parëndësishëm. Mirëpo ditën që nuk shkon në Parlament ça forme partie je? Ne nuk e marrim pushtetin në rrugë, por në Parlament. Jeta parlamentare është më e rëndësishmja. Unë bë një miting, le të bëhen 2 apo 3, nuk e pengon njeri këtë. Opozitën nuk e pengon njeri për të qenë prezent në fushën mediatike, të merret me ndërkombëtarët, janë 4 sfera me të cilën bëhet opozitë, por këta kolegët e mi e kanë deleguar te protesta. Që me thënë të drejtën opozita ka bërë protesta gjigande dhe nuk kanë qenë të mjaftueshme. Ndaj këto të drejta që këto përmendin nuk merren në tavolinë, por duke debatuar në Parlament duke treguar që t’i e respekton Parlamentin si institucion, ditën që t’i del nga Parlamenti, çfarë i kërkon Parlamentit?”, tha ai.

/a.r

Next Post
Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë, Rama: Do të luajë rol kyç në operacionet dhe stërvitjet e Aleancës

Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë, Rama: Do të luajë rol kyç në operacionet dhe stërvitjet e Aleancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In