• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi: Rama e ka për detyrë ta përçajë opozitën. Është Berisha ai që e do këtë Kod Zgjedhor

by A R
27/02/2024 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një debat janë përfshirë kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi dhe gazetari Arion Sulo në studion e emisionit “3D” ku u diskutua lidhur me situatën në të cilën ndodhet opozita dhe si mund të vijë në pushtet.

Sulo tha se opozita mund të fitojë vetëm duke e bashkuar, por nga ana tjetër Shehi tha se ajo që ata duhet të bëjnë fillimisht është të kundërshtojnë ligjin zgjedhor. Sipas tij, ish-kryeministrit Sali Berisha i intereson ligji aktual.

Debati:

Sulo: Kjo qasje në politikë e zotit Shehi kam frikë se ka çuar deri dje drejt fasadës. Edhe bashkimi që thotë për koalicion post zgjedhor është një ide e provuar dhe shumë e mirë, por bashkimi  opozitës tani po bëhet në diversitet. S’kishte asgjë të keqe që ky bashkim në diversitet të vazhdonte sepse kemi problemin e madh, demokracinë. Përballë një qeverie që ka shkelur çdo të drejtë, jemi te fasada. Duhet krijuar një bashkim i madh, një front për të treguar fuqinë. Për t’i treguar opinionit publik që kjo qeveri ka përballë të gjithë ata që bëjnë opozitë. Kush e ka çuar opozitën në përçarje?

Shehi: Kush e ka çuar? Se mos e kam çuar unë? Si i bëhet?

Sulo: Unë di një fakt, McGonigal ka lobuar kundër Bashës, ai që ka çuar opozitën në përçarje është Edi Rama

Shehi: Po pse u përçaka opozita thjesht nga Edi Rama?! Edi Rama e ka për detyrë për ta përçarë opozitën. Edi Rama është nga krahu tjetër. Unë nuk pres të na sjellë Edi Rama në fitore, Edi Ramën e quajmë kundërshtar. Ne po diskutojmë formulën si ta rrezojmë Edi Ramën. Nëse Rama na rrëzonka, mjaftoka sërish Berisha dhe Basha, vazhdojmë sërish me këtë punë. Unë e gjykoj që është e gabuar.

Sulo: Nuk thash këtë, por ata 200 mijë demokratë që ndenjën në shtëpi…

Shehi: Ndoshta vijnë pas meje 200 mijë demokratë dhe ja ku u bëmë aq sa duhet. Po këta e kanë hallin hajde futu te oborri im

Sulo: Fatkeqësisht partitë e reja kanë mbetur parti të vogla ose janë shkatërruar, pse? Nga fragmentarizmi.

Shehi: Po, ke bërë një ligj pikërisht për ta shkatërruar

Sulo: Shkojmë sërish te aktet e Ramës

Shehi: Nuk e ka bërë Rama vetëm atë, e ka bërë bashkë me Berishën. Ky ligj që e ka ndarë Shqipërinë në 12 provinca, sikur me qenë Kina, e ka bërë Rama bashkë me Berishën. Madje e ka bërë Berisha më shumë se ishte në maxhorancë. E kanë bërë të vertikalizuar pushtetin e dy personave

Sulo: Bashkimi, dalja me një listë me një front…

Shehi: Do ta shikojmë edhe atë punë, por këta nuk duan të bëjnë luftë për ligjin sepse kjo i leverdis. Nuk kam dëgjuar një nga Rithemelimi të thotë që ky është një ligj i keq

/a.r

Next Post
Me vete mbante 2 pistoleta ndërsa në banesë shotgun, arrestohet 45-vjeçari në Rinas

Me vete mbante 2 pistoleta ndërsa në banesë shotgun, arrestohet 45-vjeçari në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In