• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi paralajmëron ‘luftë’: Protestat e opozitës do jenë më të mëdha dhe më agresive

by Java News
03/09/2019 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi mendon se rruga e protestës mbetet kryesorja për opozitën shqiptare, në kushtet e krizës politike. Gjatë emisionit “Top Talk” në Top Channel, Shehi paralajmëroi se protestat e opozitës do të jenë më të mëdha dhe më agresive.

“Unë mendoj që rruga e protestës është kryesorja. Opozita ka shumë ‘armë’, ka prezencën mediatike, raportin me ndërkombëtarët, raportin me qytetarët. Por kjo opozitë si e jona, e cila është jashtë institucioneve, jashtë zgjedhjeve, jashtë të gjitha pushteteve, armën më të madhe ka rrugën. Kjo do të mbetet kryesorja. Sigurisht që protestat do të jenë edhe më të mëdhja dhe më agresive, por ndërkohë që do i ofrojmë shqiptarëve edhe një platformë jo vetëm se si dilet nga kjo krizë, por si do të jetë Shqipëria e së nesërmes”, deklaroi Shehi.

Përveç platformës për shqiptarët, aleati i Lulzim Bashës theksoi se opozita duhet të krijojë një raport të ri me ndërkombëtarët, të cilëve duhet t’u shpjegojë më mirë se çfarë ndodh në vend. Si dhe të jetë më e zëshme në mbështetjen për reformën në drejtësi.

“Ne kemi për detyrim t’i shpjegojmë ndërkombëtarëve se çfarë po ndodh në Shqipëri. Unë e shoh që nuk e kuptojnë pasi janë nën presionin e Edi Ramës. E dyta është qe ne t’i krijojmë ndërkombëtarëve idenë, që duhet t’ua krijojmë të gjithë shqiptarëve, që ne jemi alternativa. Një tjetër pikë është që ne jemi për reformën në drejtësi. Unë jam për reformën në drejtësi. Jam i bindur që Edi Rama po e kontrollon reformën në drejtësi. Pse po e kap, sepse është ky, ky, ky, të gjitha veglat e Edi Ramës. Ne brenda opozitës duhet të kuptojmë se ndërkombëtarët kanë agjendën e tyre, që është reforma në drejtësi”, tha Shehi. /l.m

Next Post
Klosi: Këtë vit synojmë të arrijmë 18 mijë turistë nordikë gjatë sezonit turistik

Klosi për guroret në Tomorr: Të gjitha në filtër, vendimi i Berishës në 2012 ktheu në gangrenë malin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In