• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi: Mijëra njerëz s’duan të drejtohen nga Berisha dhe Basha. Lëvizja jonë do krijohet pas zgjedhjeve

by Java News
28/02/2024 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Ina Qirjo në News24, duke folur për lëvizjen e re politike, që planifikon të krijojë, deklaroi se me mijëra njerëz nuk duan që të udhëhiqen nga “shefat e vjetër”, siç quajti Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Shehi theksoi se lëvizja e re politike që ai do të drejtojë, do të krijohet pas zgjedhjeve dhe shtoi se do të sjellë risi.

“Unë dua të ndërtohet një tjetër front opozitar, që ta luftojë fort Ramën. Njerëzit që nuk besojnë tek Berisha dhe Basha të kenë alternativë politike. Këto zotërinj nuk mund të vazhdojnë të jenë gjithmonë aty. Fronti i ri opozitar do të krijohet pas zgjedhjeve. Jo para zgjedhjeve, sepse para zgjedhjeve i bie që marrim mëkatet e Berishës dhe Bashës. Elektorati që nuk beson tek shefat e vjetër, mund të vijë tek ne. Është krijuar bindja se nëse nuk je me ne, je kundër nesh. Kjo nuk shkon. Unë personalisht nuk e kam qejf fjalën parti, që ishte sistem dhune, që vetëm shtypte, prandaj i them kësaj që po krijojmë lëvizje. Kemi mendime të ndryshme me Berishën dhe Bashën. Ne po ia mbyllim njëri-tjetrin gojën në parlament. Edi Rama ka kaluar çfarë do lloj ligji ka pasur qejf. Ne duam që të hyjmë në parlament, të merremi me reformën zgjedhore. Duhet të krijojmë raporte me ndërkombëtarët, pa të cilët ne nuk ia dalim dot. Pse nuk jam pjesë e Federatës së Opozitës? Sepse nuk jam pro të gjitha pikave të Federatës. Politika nuk është të luftojmë atë që na ka rënë në shpinë neve, por të shhim se çfarë ka në shpinë Shqipëria”, tha Shehi.

Në lidhje me protestën e opozitës më 20 shkurt, Shehi deklaroi se ajo ishte pozitive. Sipas Shehit, forca e protestës tregoi se protestuesit në shesh nuk kishin dalë për asnjë lider, por se janë bërë bashkë kundër keqqeverisjes së Ramës.

“Protesta tregoi se qytetarët e Shqipërisë nuk e duan qeverisjen, shumica janë mbledhur se nuk duan Edi Ramën. Është pozitive si demonstratë, tregon se populli opozitar është aty. E dyta që tregoi protesta ishte se Sali Berisha do që të ofrohet si kryeministër, pasi ai foli më së shumti. E treta, protesta tregoi se grupi i Bardhit është me grupin e Berishës. Grupi i Berishës është më i madh, ndërsa grupi i Bashës është më i vogël. Ne duam që Shqipëria të bëhet me 3-4 zona elektorale dhe jo me një zonë. Të dalin fytyra të reja, intelektualët, biznesmenët, me mijëra njerëz që do të angazhohen për ta mundur Edi Ramën. Për sa kohë janë këta individë që janë në politikë, nuk do të ketë ndryshim, sepse nuk mund të presim rezultate ndryshe nga të njëjtët persona. Por, sidoqoftë, mendoj që Berisha nuk duhet të mbajtur në arrest shtëpie. E mbajnë në arrest shtëpie, për ca çështje administrative. Nëse duam të jemi alternativë, duhet të ofrojmë diçka tjetër. Lufta duhet bërë me Ramën, jo me njëri-tjetrin”, u shpreh Shehi./m.j

Next Post
FOTOLAJM/ Çfarë po thurin katër deputetët e PD-së? Gjekmarkaj zbulon pamje nga takimi

Për të ‘bashkuarit në oportunizëm” që bëjnë sikur nuk e shohin “Non gratën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: “Luftë pushtetesh” për Kodin Penal, synohet t’i hiqet SPAK-ut statusi special

October 1, 2026
Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kodi Penal duhet të ndryshojë nenin që ka krijuar Republikën e Prokurorëve

October 1, 2026
Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë -

Putin: Rusia nuk do sulmojë askënd, por do të përgjigjet ndaj çdo përshkallëzimi

October 1, 2026
“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja:  Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja: Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

October 1, 2026
Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com