• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi: Me këtë ligj zgjedhor, opozita e ka të pamundur të sjellë rrotacion të pushtetit

by Java News
04/07/2023 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisma “Thurje”, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë nisur një fushatë për të ndryshuar sistemin zgjedhor në Shqipëri përmes mbajtjes së një referendumi. Në fokus të propozimeve është aplikimi i një Sistemi Zgjedhor Proporcional me katër ose më pak zona zgjedhore.

4 partitë kërkojnë gjithashtu ndryshimin e formulës së shpërndarjes së mandateve me qëllim që të garantohet një përfaqësim më i drejtë i vullnetit të zgjedhësve. Lista të hapura dhe garantimi i votës së diasporës janë pjesë gjithashtu e një pakete prej 12 pikash.

Për këtë temë u diskutua këtë të martë në Debat nga Alba Alishani. Dashamir Shehi, Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, u shpreh se sistemi aktual nuk i lë asnjë hapësirë opozitës, e aq më tepër partive të vogla për ndryshim.

“Ne kemi kërkuar prej vitesh të ndryshojë sistemi zgjedhor. Këto 12 pika mund të projektohet ndryshimi i sistemit. Ato mund të ndryshojnë. Kryesorja është qëllimi politik. Ky ligj ka 15 vjet dhe jo vetëm opozita e ka thuajse të pamundur me këtë ligj, por e kanë forcat e reja, ndryshimi që kemi pritur.

Qytetarit shqiptar i janë mohuar shumë të drejta me këtë ligj, pasi nuk janë të barabarta zonat. Ne kemi 12 zona. Tirana 35 deputetë, Kukësi 3, Gjirokastra 4. Ka mungesë përfaqësimi. Është e pamundur të futesh në zonat e vogla elektorale për forca që mendojnë ndryshe politikisht.

I mungojnë një sërë elementësh këtij ligji, që unë prej vitesh e kam cilësuar si një ligj reaksionar që e ndan Shqipërinë sikur jemi Kina, në 12 zona. Ka ardhur dita ta korrigjojmë këtë gabim që është bërë në vitin 2008. Partitë e mëdha, se këto kanë bërë dhe marrëveshje, nëse nuk iu pëlqen, ne do t’iu drejtohemi qytetarëve”, tha Dashamir Shehi.

/f.stafa

Next Post
Mesazhi i fundit i ambasadores së BE: Një privilegj të punoja për të mbështetur Shqipërinë

Mesazhi i fundit i ambasadores së BE: Një privilegj të punoja për të mbështetur Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In