• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shehi: Ligji 7501 na bëri lëmsh vëlla me vëlla, Shalsi: Mijëra jetë të humbura për pronat

by A R
14/03/2018 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Dashamir Shehi thotë se ligji 7501, i cili ndau tokën bujqësore pas rënies së regjimit komunist, ka paralizuar ekonominë shqiptare.

“Ky ka bllokuar ndërtimet e ligjshme, por mbi të gjitha ka blloku reformimin e bujqësisë. Sot 27 vjet pas ne kemi akoma fermë mesatare me 1.2 hektarë, që është qesharake për një bujqësi moderne. Pse? Sepse ai që e ka tokën nuk e shet dot, sepse ai që do e blejë nuk është i sigurtë”, thotë Shehi.

I votuar në vitin 1991, ligji 7501 ishte akti i parë dhe ndër të vetmit që bashkoi ish-partinë e Punës të sapokthyer në Socialiste me Partinë Demokratike. Përmes tij u ndanë 580 mijë hektarë tokë bujqësore për 420 mijë familje fermerë.
“Në kushtet e sotme mund të thuhet që mund të ishte përdorur një skemë, apo skenar tjetër nga ai që u paraqit. Por asokohe ishim në kushtet e një e trysnie dhe emergjence sociale dhe vendimi ishte emergjent, pse jo edhe populist”, thotë Eduard Shalsi.
Shqipëria ka paguar mbi 80 milionë euro si dënime nga Gjykata e Strasburgut për pronat. Sipas Bankës Botërore pasiguria e pronës bashkë me korrupsionin janë dy pengesat më të mëdha për investimet e huaja.

“Ne kemi pranuar këtu që të bëjnë kulla 40-katëshe dhe nuk kemi pranuar që t’i njohim të drejtën dikujt që ka pasur dikur 10 hektarë të veten. I ka bërë një dëm të madh moral shoqërisë shqiptare. Na bëri lëmsh vëlla me vëlla”, shprehet Dashamir Shehi.
“Kemi me mijëra jetë të humbura për shkak të konflikteve të pronësisë, kemi një mungesë aplikimi uniforme nga veriu në jug. Mund të thuhet që pasojat që prodhoi ishin negative”, mendon Eduard Shalsi.

Tre dekada pas miratimit të ligjit, të gjjithë e pranojnë se pasojat e tij negative kanë qenë të mëdha. Por a mund të riparohen një pjesë e tyre?

“Nëse ka dëshirë politike, që unë nuk e shikoj. S’e shikoj në krahun e majtë, që ligjin e kompensimit e ka reduktuar në një paçavure. Nuk shikoj as ndonjë agresivitet nga pala jonë, që pati 8 vite mundësi që të bënte ndonjë rikuperim”, mendon Dashamir Shehi.
“Nuk mund të gjykoj sesa mund të rikuperohet, por di të them me bindje se ka ardhur fundi i këtij ligji”, deklaron Shalsi.

Përveç pasigurive, ligji 7501 u përdor edhe për të tjetërsuar padrejtësisht mijëra hektarë toka në bregdet, të cilat u falsifikuan si toka bujqësore. Rasti me i fundit ishte grabitja e tokës, duke e kthyer nga rërë dhe pyll në tokë bujqësore dhe duke e përvetësuar me falsifikim të dokumentave./tch/a.m.

Next Post
Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike

Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Korrik 2026

July 28, 2026
VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

July 28, 2026
Kontrolle “blic” në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në qeli!

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut / Vrasja e Albi Bashaliut, Gjykata: Do të dish kush ta vrau vëllain? Dëshmitari: Jo, jam klasë punëtore pa mbështetje

July 28, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Për montazhierët e revolucionit

July 28, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Socialistët nuk i ndahen Shehajt, Manja: Ndaj tij do të bëhet kallëzim në Prokurori

July 28, 2026
Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

July 28, 2026
Iu gjet në qelinë e burgut të Drenovës, celulari i Laert Haxhiut në laboratorin digjital të SPAK! Pritet ‘zbërthimi’ i bisedave

“Dha urdhër për të më vrarë vëllain”, Xhaferraj dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Pyeta të atin, por më tha se…

July 28, 2026
E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

I dënuar për vrasje në vitin 1997/ Ndërron jetë në burgun e Fierit 52-vjeçari Artur Doku

July 28, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

July 28, 2026
Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In