• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi: Basha lider falimentar! Bashkë me Berishën i servirën Ramës “në pjatë” raportin me SHBA

by A R
08/12/2021 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Dashamir Shehi deklaroi në Publikisht në RTSH se brenda Partisë Demokratike po ndodh një luftë për pushtetin opozitar që sipas tij nuk ka gjasa të kanalizohet në betejë për pushtet kundër Partisë Socialiste. Shehi tha se kjo strategji brenda partisë nuk prodhon asnjë skemë për të marrë qeverinë.
“Kjo që po ndodh është një luftë për pushtetin opozitar. Lidershpi i Bashës ka qenë falimentar sepse nuk ka prodhuar fitore në zgjedhje dhe as simpati popullore përderisa mbahet si figurë udhëheqëse drejtuesi i vjetër, Berisha. Por lufta është për të ardhur në pushtet. Si do fitojnë me palën tjetër unë nuk e shikoj brenda kësaj skeme.

Brum politik brenda këtij debate nuk shoh. Temat më të mëdha që kanë pasur 8 vite nuk kanë janë në axhendën e asnjë grupi politik. Nuk thuhet kurrë pse kemi dalë nga kuvendi, nga reformat. Këtu po merremi unë kam dy letra për ty ti ke dy letra për mua. Është një garë për pushtetin brenda opozitës”, tha Shehi.
Ai theksoi se PD shpëton vetëm në rast se Basha dhe Berisha largohen duke hapur rrugën për rininë. Shehi kritikoi qasjen e PD ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raport që sipas tij i është servirur në “pjatë” kryeministrit Edi Rama.

“Partia Demokratike shpëton nëse ikin të dy këta zotërinjtë dhe atëhere hapet rruga për rininë. Rifillojmë nga e para jo vetëm për Partinë Demokratike. Ndryshimi është thelbësor, Nuk mund ta kthejmë një person për nostalgji. Unë gjykoj për t’u çliruar. Basha ka shkuar tre herë në zgjedhje dhe ka humbur tre herë. Ka një vetëpërmbajtje në zyrë. Sikur Basha të kishte pasur kurajo politike pas zgjedhjeve duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të ishte bërë një proces normal. Ne në vitin 1997 kemi dorëzuar sovranitetin e Shqiprisë.

Kemi thirrur spanjollë, turq dhe italianë për të na ruajtur. Shqiptarët morën pushkët dhe ne u thamë ushtrive të huaja hajde na ruani. Tani na vika puna që u dashka sovraniteti se po na ndërhyjnë amerikanët. Amerikanët mund të kenë historitë e veta të errëta por shqiptarët janë borxhli ndaj Amerikës. Acarimi me Amerikën dhe krijimi i një konflikt për reformën në drejtësi është e panevojshme. PD i ka dorëzuar Edi Ramës miqësinë me Amerikën. Kjo rikuperohet me politikë reale. Drama sot është se nuk ka kush i del përpara Edi Ramës. Sot i varën dhe një medalje njeriut që ka grabitur vendin e vet”, tha Shehi.

/a.r

Next Post
Fundi i një manipulanti!

Kundërthëniet e tmerrshme të Kryeministrit dhe nocioni i tij për tradhëtinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

August 5, 2026
SHBA akuzon zyrtarin iranian për komplot në tentativën për të vrarë John Boltonin: Ja sa kanë paguar

Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

August 5, 2026
Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

August 5, 2026
Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

August 5, 2026
Për herë të parë që nga 2022, BSH ul normën bazë të interesit në 3%, ja çfarë ndodh me kreditë

Gent Sejko: Ekonomia shqiptare mbetet në trajektore pozitive, inflacioni pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë

August 5, 2026
Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

August 5, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z, procesi online më 6 Gusht

August 5, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

LDK do Presidencën, jo Kryeministrinë, Hardinaj kundër Kurtit: E do pushtetin të gjithin për vete

August 5, 2026
Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com