• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi akuza PS-PD: Po përçani emigrantët, ndaleni fushatën në Diasporë

by A R
11/02/2025 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i LZHK, deputeti Dashamir Shehi, u ka bërë thirrje partive politike që të ndalin fushatën që po zhvillojnë në diasporë, për votën e emigrantëve. Nga foltorja e Kuvendit, Shehi tha se kjo fushatë veçse është shumë e kushtueshme, po i përçan emigrantët shqiptarë dhe po përcjell tek ata frymën e politikës shqiptare.

“Tani ne po nisemi cep e më cep botës për të kërkuar një grusht votash, duke çuar atje mentalitetin tonë. Edhe po bëjmë një gabim të madh, sepse ata zotërinjtë që ishin vëllezër dhe ndihmonin njëri tjetrin në atë komunitetin e vet, në datën 12 nuk do i mjaftojë më një kafe, por do të jenë 2 kafe. Sepse njëra do të jetë blu dhe tjetra e kuqe. Ne kërkojmë që me votën e diasporës të zgjerojmë dimensionin e lirisë dhe demokracisë që na mungon këtu, ndërsa ju po doni të bëni një zgjatim të realitetit të trishtueshëm shqiptar. Le që po harxhoni para kot njëherë. Se po t’i kishit harxhuar këtu do u binte më e lirë vota, sepse tani u bë më e shtrenjtë. Prandaj unë ju sugjeroj që kjo fushatë të ndalet. Ligjit për emigracionin mjafton t’u shtohet ajo që ata nuk do të paguajnë gjë si herën e parë dhe është shumë ok”.

Sipas Shehit, ky ligj u bë për të zgjeruar hapësirën e lirisë dhe demokracisë që i mungonte vendit tonë dhe jo për të zgjatur realitetin e trishtë shqiptar.

“Unë jam ai që kam nxitur për ligjin për votën e diasporës dhe jam shumë i lumtur që po vjen dita të votojnë vëllezërit, motrat, nipërit, mbesat që kemi nëpër botë. Mirëpo kjo fushatë që keni filluar nga të dyja palët, me mitingje jashtë, nuk po bëni gjë tjetër veçse po transferoni këtë klimën e keqe politike atje. Ligji u bë që këta njerëz të votojnë të lirë, sepse nuk janë nën presionin e administratës, nuk janë nën dhunën e qeverisë e të krimit, nuk është biznesi i tyre në dhunën e inspektorëve, etj. Dhe në fund fare jetojnë një realitet më liberal dhe më demokratik se ai i Shqipërisë”.

Next Post
Berisha mbledh Kryesinë, kushte kandidatëve për deputetë: Regjistroni nga 300 persona për votën e diasporës

Berisha mbledh Kryesinë, kushte kandidatëve për deputetë: Regjistroni nga 300 persona për votën e diasporës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In