• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheherazadja dhe Sulltani, në terapi për të shpëtuar martesën

by Java News
28/02/2016 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy aktorët kryesorë të filmit “1001 net”, Berguzar Korel (Sheherzadja) dhe Halit Ergenç (Onuri), pas tri vjet martesë përfundojnë në terapi, duke u munduar ta shpëtojnë martesën e tyre…

Aktorët kryesorë turq të Serialit “1001 net”, i cili te ne, në Kosovë, është përcjell me të madhe, Berguzar Korel (Sheherzadja), 32 vjeçe dhe Halit Ergenç (Onuri), 44 vjeç, pas tri vjetësh martesë, e që si dhuratë e martesës së tyre është fëmija 4 vjeç me emrin Ali, mezi e shpëtuan martesën e tyre, shkaku se e bukura Berguzar u ballafaqua me xhelozi të tepruar. Shenjat e para të xhelozisë së aktores Berguzar, e cila është për 12 vjet më e re se burri i saj, Haliti, janë paraqitur me rastin e rolit të Halitit, kur edhe iu dha të luajë rolin e Sulltanit në serialin, i cili kohë më parë u dha edhe në televizionet tona.

Skenat erotike të Halitit, në këtë rast Sulltanit, me aktoren Merjem Uzerli, e cila në film luan rolin e gruas së Sulltanit, bën që ajo të shprehë haptazi xhelozinë e saj, edhe pse Berguzar në këtë kohë ndodhej në qytetin Izmir, duke xhiruar skena nga Seriali me titull “Kënga e pafund”, e cila, në fillim tha se burri i saj bën atë që duhet bërë në film, por më vonë iu paraqiten edhe shenjat e para të xhelozisë, e që gati përfunduan me ndarje. Por, Haliti qe ai i cili u mundua me mish e shpirt që martesa e tyre të mos përfundojë.

Si u njohën Berguzar dhe Haliti? Berguzar dhe Haliti u njohën më shumë me rastin e marrjes së roleve në Serialin “1001 net”, edhe pse që moti e njihnin njëri-tjetrin.

“Dashuria e jonë “e ndaluar” filloi me shikime, edhe pse Berguzar në fillim ishte shumë e turpshme. Mirëpo, gjatë xhirimeve nuk mund t’ia daja sytë. Sytë e saj më pëlqenin shumë dhe më pëlqejnë ende, aq sa e dua gjithnjë e më shumë”, thotë tash Haliti.

Në fillim të njohjes së tyre Berguzar ishte në lidhje me aktorin dhe këngëtarin Tanom Sagturkom, kurse Haliti ishte i martuar në vitin 2007 me aktoren Gizem Sojsali, 15 vjet më e re se Haliti. Dhe, sytë e Berguzarit (Sheherzades) bën që martesa e Halitit me aktoren Gizem Sojsali të zgjasë vetëm disa muaj. Me rastin e prishjes së martesës Haliti i paguan bashkëshortes Gizem 106 mijë euro që të prishet kurora e martesës, shkruan Kosovarja.

Ç’thotë Berguzar? “Kur diçka me të vërtetë edhe e dëshironi, nga thellësia e shpirtit, nuk ka pengesë që mund t’u pengojë që atë gjë edhe ta realizoni. Kështu, edhe mua e Halitit na ndodhi të dashurohemi marrëzisht në njëri-tjetrin, dashuri të cilën vetëm kemi mundur ta ëndërronim. Ndërkaq, lindja e djalit tonë, Aliut, veç sa e ka shtuar dashurinë tonë”, tha Berguzar.

Dhe, të njëjtën gjë e thotë edhe Haliti, i cili nuk dëshiron që fëmija i tij, Aliu, të rritet me prindër të ndarë…

Bukuroshja Berguzar Korel flet edhe për famën, por edhe për marrëdhënien me kolegun e saj Kenan Imerzaloglu (Ezeli i famshëm).

Ajo është e martuar, është bëre nënë, është e dashuruar. Filmat e saj shikohen më shumë se gjithë serialet e tjera. Ç’thotë për këto?

“Edhe në jetën private, edhe në punë jam shumë e lumtur, gjithçka shkon shumë mirë. Djali im, Aliu, është rritur, nuk është më fëmijë. Në fakt, rritemi së bashku, argëtohemi. U bëra nënë shumë e re. Gjithmonë kam dashur të bëhem nënë në moshë të re. Prej fëmijërisë kam dashur të krijoj familje. Nuk kam qenë prej atyre që thonë “Asnjëherë s’do martohem”. “Do të studioj dhe do të krijoj familje”, kam thënë çdoherë. Jam rritur në një familje tradicionale turke”, shkruan Kosovarja.

Nëna dhe babai i saj ishin aktorë shumë të famshëm në atë kohë dhe ajo deklaron se është rritur në një familje normale…

“Nëna ime sakrifikoi shumë për ne dhe e la aktrimin për të na rritur. Aktrimi nuk është si të punosh në punë shteti. E mbaj mend, babai im me vite nuk luante në asnjë film. Babai ishte shumë i lidhur me ne. E tregonte dashurinë që kishte ndaj nesh”.

E, në shtëpinë e saj tash a është e njëjta situatë…“Jemi një çift që kënaqemi shumë kur jemi bashkë. Te ne gjithçka është e krijuar vetëm për kënaqësi dhe argëtim. Gjithmonë ka muzikë në shtëpinë tonë. Para disa ditësh, në orën 8:00 të mëngjesit, pasi mbarova me xhirimet, shkova në shtëpi, Aliu kishte vënë muzikën dhe kërcente bashkë me babanë e tij në sallon. Në përgjithësi, mundohemi që gjithçka ta bëjmë bashkë me Aliun, pasi e zë gjumi, atëherë jemi vetëm me…”.

Marrëdhënia e saj me aktorin Kenan Imerzaloglu…“Kenani i ngjanë shumë babait tim të ndjerë. Unë di se si ta udhëheq një mashkull si Kenani. Ai ka një fëmijë të vogël brenda vetes. Edhe unë, gjithashtu, kështu që të dy fëmijët luajnë së bashku”.

Halitin e ka njohur edhe më parë. A thua, a ka thënë ndonjëherë: “Shumë vonë e gjeta dashurinë e vërtetë, a thua sikur të ishim bashkë më herët”?

“Haliti është dashuria e vërtetë e jetës sime. Këtë e kemi biseduar shpesh edhe me Halitin, më mirë që s’është bërë më herët. Unë kur e kam njohur në fillim Halitin, ai ka qenë 32 vjeç dhe ishte shumë më ndryshe. Unë isha 21-vjeçare. Sikur të kishte nisur lidhja atëherë, ndoshta Haliti nuk do të ishte bashkëshorti im. Ne u njohëm në serialin “Binbir Gece”, u dashuruam aty dhe u martuam”.

Kosovarja

Next Post

Kafeina, me efekte të ndryshëm te meshkujt e femrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema Kombëtare/ Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

“Shumë shpejt ëndrra do të bëhet realitet”, Denaj: Po punojmë për Shqipërinë europiane

June 25, 2026
Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

June 25, 2026
Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

June 25, 2026
REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

June 25, 2026
Sulm në Detin e Omanit, anija cisternë goditet nga një predhë e panjohur pranë Dahit

Sulm në Detin e Omanit, anija cisternë goditet nga një predhë e panjohur pranë Dahit

June 25, 2026
Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

June 25, 2026
Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

June 25, 2026
Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

June 25, 2026
Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

June 25, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

“Po bëni tradhëti!”, Bido nxjerr videon e kreut të MEGA-s greke që bën thirrje për mbështetjen e protestave

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In