• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheherazadia ime

by Edison Ypi
12/03/2026 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Ajo ishte një qyqare. Burri i vdekur. Fëmijët e kishin braktisur. Fillikat në botë dhe në jetë, kërkonte një mënyrë për të mos e zgjatur kalvarin. Ai ishte një vrasës me pagesë. Ajo e pa atë në një kryqëzim, tek vrau dikë, dhe iku. Iu duk se e gjeti zgjidhjen. E ndoqi me taksi. I trokiti. I tha si e kishte hallin: Ja të gjitha sa kam, me kursime me të tëra. Merri dhe më vrit. Ai hezitoi. E ftoi brenda. Folën gjatë, secili për hallet e veta. Derisa, ai me të tiat, ajo me të sajat, pak nga pak, e shëruan njëri-tjetrin. Ajo hoqi dorë nga vrasja e vetes. Ai u largua nga vrasjet e të tjerëve.

Kjo është një nga përrallat që Sheherazadia ime ma rrëfen herë pas here. Kurrë deri në fund. Gjithmonë duke lënë diçka për natën tjetër.
Ja një tjetër përrallë që Sheherazadia ma rrëfen me qejf dhe unë e ndjek me ankth:

U mblodhën ca miq e mikesha. Llaf e muhabet. Një zojushë pyeti nëse ndodhej mes të ftuarve ndonjëri që kishte të paktën 1 mik të mirë. U hodh një biznesmen me nam: – Kam unë, tha, jo 1, por disa.

Vunë bast. Nëse brenda një muaji biznesmeni nuk do dëshmonte që e kishte një mik të mirë, bastin e fitonte ajo. Në të kundërt, vazoja milionëshe nga lashtësia që kishte blerë në një ankand do të bëhej e saja. Jep e merr sa te njëri te tjetri nëpër situata groteske. Zbuloi se nuk kishte asnjë mik. Vazoja i kaloi asaj.
Gjithmonë e lus Sheherazaden të më rrëfejë përralla të këndshme me kafshë me sjellje njerëzore dhe me njerëz me sjellje kafshërore, ku, si një nënzhanër, hyjnë përrallat me të vdekur të gjallë të mirë, dhe të gjallë të vdekur të neveritshëm.

Bie ndonjëherë llafi me Sheherazaden time për trillet e fatit të njerëzve. Sidomos për vetminë e banorëve të metropoleve. Ku ka kollajllëqe që në vështrim të parë njerëzit i afrojnë. Por realiteti është i kundërt: njerëzit i largon.

Dhe Sheherazadeja ime nis e më rrëfen mua përrallën: Ishte një zotni i madh, i rënë nga vakti. Pa shtëpi, pa katandi, pa askënd pranë. Kishte mbetur aq keq, sa kalimin e të ftohtit të dimrit e shihte vetëm në burg. S’la zullum pa bërë, vetëm e vetëm që ta arrestonin dhe t’i kalonte netët e ftohta të dimrit, jo nëpër stolat e parqeve të qytetit, por rehat, ngrohtë, në burg. Vajti i ziu edhe te një restorant i shtrenjtë. Ku, pasi hëngri krejt menunë, piu kafe dhe tymosi një puro, u tha se s’kishte asnjë kacidhe në xhep. Pronari urdhëroi ta nxirrnin përjashta. Bërtiti, ulëriti, kërcënoi. Tha se s’kishte nevojë për lëmoshë, por për drejtësi. Kërkoi respektimin e Kushtetutës, e cila, e thotë hapur, se kur dikush ha dhe nuk paguan, futet në burg. E hodhën përjashta si leckë. E meqë pas kaq prapësirave nuk e burgosën, vendosi të falej në kishë për mëkatet që kishte bërë. Mu atje, mu atëherë kur nuk e meritonte aspak, e morën e plasën në burg si parazit, lypës, vagabond.

Sheherazadja ime i njeh mirë rreziqet që vijnë nga përsëritja e përrallës. Por i ka marrë masat. Veç rasteve kur i lutem vetë, nuk i përsërit dhe nuk i përfundon kurrë përrallat. Prandaj mbeti gjallë nga shekulli në shekull Sheherazadia. Sepse rëndësinë e mos-përsëritjes dhe mos-përfundimit të përrallës e dinte para Ajnshtajnit.

Një fermer dhe bijtë e tij po çonin në spital me kamionçinë njërin nga djemtë që e kishte plagosur një dem. Mirëpo rrugës, megjithëse i bënë shenjë disa herë, një shitës ambulant çikërrimash nuk ua hapi krahun për qamet. Djali vdiq pa arritur në spital.

Babai dhe vëllezërit pritën të vinte në fshat birboja që s’dinte gjë për gjëmën që kishte shkaktuar. Kur erdhi, e ftuan për pak muhabet dhe për të pirë diçka. Babai ia rrëfeu gjëmën që kishte bërë duke mos hapur krahun. I bëri të qartë se po ta kishte hapur krahun, djali nuk do kishte vdekur. Dhe i tha se gota që sapo ktheu ishte helm. Mysafiri vrasës u tmerrua. Duke ikur me makinë në spital për ndihmë rrugën ia zuri, dhe krahun s’ia hapi, njëri nga vëllezërit. I mbytur në djersë dhe i llaftarisur nga frika, vdiq pa arritur në spital.

I them gjithmonë Sheherazades time:

Po më rrëfeve përralla të reja, do të vras. Dua vetëm përralla të vjetra dhe të papërfunduara.

Sheherazadja ime më rrëfen përralla mua. Unë, “Sheherazadia” jote, të rrëfej ty i dashur lexues përralla të ndryshme, gjithmonë të papërfunduara si kjo, që ti, si i squt që je, e nuhate se Sheherazadia ime është Kinemaja, dhe përrallat e saja janë nja tetë mijë filmat e mia që me një mijë mundime nga Interneti i kam shkarkuar.

Next Post
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Comments 1

  1. Rapaport says:
    19 hours ago

    Po kur neve na është shpifur Sheh Ul Saliu ? – si i bëhet ?
    Na lindën fëmija, u bënë për tu martuar, e përsëri Sheh Ul Saliu, na del 55 herë në ditë nëpër TV të ndryshme, sa na është neveritur tv, duke e abandonuar dhe rikthimin tek libri, ku kemi gjetur qetësi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In