• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shehaj: Në 10 ditë u dhanë 5.6 milionë kuponë tatimorë

by Java News
12/09/2015 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, gjatë një konference për shtyp nga ministria e Financave, bëri të ditur te shtunen paradite se nga kontrolli i ushtruar në ditët e para të muajit shtator janë evidentuar 1968 subjekte të licencuara me shkelje, ndërsa janë gjobitur 1440 subjekte.

Shehaj dhe Drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, dhanë shifra dhe rezultate mbi operacionin e qeverisë kundër informalitetit në ekonomi.

Sipas drejtores së Administratës Tatimore, Shehaj, gjithsej janë kryer 13 532 kontrolle, ku janë evidentuar 186 subjekte të paregjistruara, ndërsa janë konfiskuar mallrat e 590 subjekteve. Shehaj vuri në dukje se ky nuk është një operacion kundër biznesit, madje shtoi ajo, administrata është palë me biznesin e ndershëm.

“Ka disa udhëzime shumë të qarta për çdo inspektor në terren. Sqaroj se në asnjë rast nuk kemi të bëjmë me represion kundër biznesit. Kemi kërkuar dhe vijojmë të bashkëpunojmë me biznesin. Për ato subjekte ku është evidentuar se është bërë aplikimi apo kontrata për t’u pajisur me kasa fiskale, administrata tatimore konstaton dhe nuk gjobit, por riverifikon pas dy ditësh. Nuk është qëllimi ynë të gjobisim subjektet, duke ulur edhe likuditetet e tyre, por futja në rrugën e formalitetit”, deklaroi Shehaj.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Shehaj, nga operacioni në 10 ditët e parë të muajit shtator është rritur me 50 % numri i kuponëve tatimore, duke shkuar në 5.6 milionë kuponë dhe është shënuar një xhiro prej 6.6 miliardë lekësh. “Këto shifra janë mbresëlënëse për ne. Të dhënat do të hidhen në sistem për t’u përkthyer në analiza të tjera, ku do të përcaktohet qarkullimi vjetor i çdo biznesi për të cilin do të përcaktohet edhe përgjegjësia tatimore”, deklaroi Shehaj.

Ajo bëri të ditur se ka patur edhe penalizime për inspektorët tatimorë në terren, ashtu sikurse sqaroi se Policia e Shtetit do të mbështesë çdo inspektor në terren. Shehaj paralajmëroi edhe pajisjen me tableta të inspektorëve tatimore si dhe regjistrimin on-linë të subjeteve të lëshuara me qira.

Ndërkohë, kreu i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli, bëri të ditur se nga kontrolli i ushtruar në 30532 subjekte janë evidentuar 325 punonjës në të zezë, të paregjistruar, të cilët automatikisht janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore.
‘Puna e zezë’, sipas Yllit, sjell mosderdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, çka automatiksiht i bën këtë punëmarrës jopërfitues të ndihmës sociale, në rast të aksidenteve në punë.

Ylli po ashtu informoi edhe për bazën e re ligjore që do të vihet shumë shpejt në zbatim për çdo punëdhënës që punëson në të zezë, që sipas tij, shkon në heqje lirie me 3 vjet. Ylli theksoi se shumë shpejt do të nisë një tjetër operacion për ‘punën gri’, që ka të bëjë me mosdeklarimin real të pagës.

Sipas tij, kjo haset më tepër në bizneset e mëdha, të cilët një pjesë të pagës e shpërndajnë përmes bankave dhe një pjesë tjetër në zarf, duke bërë të mundur derdhjen e më pak kontributeve.

Next Post

Etrit Berisha nuk do jetë më titullar te Lacio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In