Partia Demokratike njofton se do të publikojë dhe 8 emra të kryetarëve të bashkive të majta që sipas saj preken nga ligji i dekriminalizimit.
Ish-deputeti Agron Shehaj ka treguar në emisionin Opinion se si marrin informacion për këta individë.
“Jemi duke parë dhe 8 raste. Ne na shkruajnë vetë. Vijnë njerëzit vetë, i njohin shumë mirë se me çfarë janë marrë këta. Ky i Vaut të Dejës nuk e di sa emra dhe mbiemra ka.
Në momentin që ne na vjen indicia nga disa burime, në rastin e Valdrin Pjetrit ka qenë i dënuar në Itali ne gjejmë mënyrën për ta verifikuar.
Nuk është ndonjë vështirësi për këtë, dalin shumë shpejt informacionet”, tha Agron Shehaj.
/a.r