• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shefja e ONM-së, Calavera: Gjyqësori po ndryshon, vettingu rezultate impresionuese

by Java News
29/12/2018 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera, thekson se eshte “Koha për ndryshim në gjyqësorin shqiptar”.

Ne nje koment te sajin, si nje vështrimin pas një viti të procesit të vetingut, ajo thekson se “Pas muajsh ndërtimi të themeleve dhe përgatitjes së terrenit, gjatë javëve të fundit ka pasur disa arritje të rëndësishme në procesin e vetingut të gjyqësorit në Shqipëri, që duhen shënjuar teksa i afrohemi fundit të vitit”.

Sipas saj, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilët shqyrtojnë rastet e vetingut në shkallë të parë, kanë arritur vendimin e tyre thuajse të 100-të në më pak se një vit që nga seanca e parë e vetingut.

Ajo thekson se në të njëjtën kohë, janë hedhur bazat për institucionet e reja që do të garantojnë vetëqeverisjen e pavarur të gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo kanë mbajtur seancat e tyre përkatëse konstitutive. Këto arritje pasuan muaj pune dhe sfidash të mëdha, disa prej të cilave në momente të caktuara dukeshin të vështira për t’u kapërcyer.

“Secili prej rreth 800 gjykatësve dhe prokurorëve në të gjithë vendin po i nënshtrohet një hetimi mbi integritetin, precedentët penalë dhe kompetencën profesionale. Nga të gjitha rastet e trajtuara deri më tani, pothuajse gjysma kanë rezultuar me shkarkimin ose dorëheqjen vullnetare të atyre që janë vlerësuar. Komisioni Evropian ndihet shumë i inkurajuar kur mëson nga magjistratët e BE-së dhe SHBA-ve, të cilët po e mbikëqyrin këtë proces si pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, se hetimet e vetingut po kryhen në mënyrë të plotë dhe profesionale. Ndërsa shumica e apelimeve janë në pritje, mund të shihet se ky proces ka nisur tashmë të japë rezultate”- shkruan ajo.

Kreu i ONM thote se numri i madh i shkarkimeve, çoi në shtyrjen e formimit të institucioneve të reja gjyqësore dhe ndikoi në funksionimin e institucioneve gjyqësore.

“Tani që është formuar Këshilli i ri për Emërimet në Drejtësi, së bashku me Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor të ndarë, një thirrje u drejtohet të gjithë anëtarëve të sapoemëruar për të përmbushur më së miri detyrën e tyre, e cila siguron që gjyqësori mund të funksionojë në mënyrë të pavarur, i lirë nga çdo ndikim apo trysni e panevojshme nga politika apo nga çdo forcë tjetër e jashtme. Është gjithashtu e rëndësishme që të gjitha autoritetet përgjegjëse për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese t’i ushtrojnë detyrat e tyre në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale”- shkruan ajo.

Sipas saj, zhvillimet e fundit tregojnë se reforma po jep rezultate dhe se Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt krijimit të një sistemi drejtësie pa paaftësi, njëanshmëri dhe korrupsion.

“Viti i kaluar dëshmoi fillimin e një procesi që do të kërkojë kohë dhe vetë vetingu është vetëm një pjesë e vogël e reformës së gjyqësorit dhe e transformimit të përgjithshëm të cilit Shqipëria do të vazhdojë t’i nënshtrohet në të ardhmen për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Kjo është ajo që dëshirojnë dhe meritojnë qytetarët e Shqipërisë, prandaj Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i shoqërojë institucionet e Shqipërisë në këtë përpjekje historike”-thote ajo./a.meta

Next Post
Griselda! Ah Griseldë! E bukura Griseldë! E veshur si nuse me një fustan të bardhë

Vrasja e 17-vjeçares, dëshmia e Erjon Bengas: Lidhja ime me Griseldën, konflikti me autorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In