• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shefja e OBT-së: Nuk duhet ta shënjestrojmë Kinën

by A R
30/04/2021 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtorja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë, Ngozi Okonjo-Iweala u shpreh se vendet anëtare nuk duhet ta “shënjestrojnë” Kinën mbi çështjen e reformimit të organizatës.

Sipas agjencisë së lajmeve britanike “Reuters”, shefja e OBT-së i tha këto në një mbledhje të organizuar  nga Komisioni Europian. “Duhet të lëmë Kinën të ndiejë se ajo nuk është shënjestër e reformës. Nëse Kina mendon se ajo është e vetmja (shënjestër), reforma e OBT-së do të hasë vështirësi të mëdha”, tha ajo, duke theksuar se përvojat e saja të mëparshme me Kinën janë shumë “konstruktive”.

Ngozi Okonjo-Iweala shtoi se nëse Kinës nuk do t’i lihet përshtypja që është në shënjestër të fuqive të tjera botërore, Pekini do të shfaqë më shumë vullnet për t’u bërë pjesë në reformat e tregtisë ndërkombëtare.

Drejtorja e OBT-së i tha këto në përgjigje të një nisme të ShBA-së, të BE-së dhe të Japonisë që synon ushtrimin e presionit ndaj Kinës për subvencionet e Pekinit ndaj ndërmarrjeve shtetërore.

Ndërsa, për këtë nismë të partnerëve tregtarë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh në fillim të këtij muaji se pala kineze kurrë nuk do të pranonte akuza pa bazë. Sipas saj, pas anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë, Kina ka mbajtur si gjithmonë premtimet e dhëna, duke mbrojtur sistemin shumëpalësh botëror. “Fuqitë perëndimore janë hartueset kryesore të rregullave të OBT-së, të cilat kanë zakonin të pengojnë zhvillimin e vendeve në zhvillim në dobi të ruajtjes së ndikimit të tyre hegjemonist. Manipulimi i rregullave të lojës për të garantuar vetëm përfitim vetjak, është pabarazi e vërtetë që duhet reformuar”, tha Hua.

Next Post
VIDEO/ Plas e qeshura në studio me deklaratën e Bashës pas humbjes: Do luftojmë deri në fitore. Moderatori detyrohet të…

VIDEO/ Plas e qeshura në studio me deklaratën e Bashës pas humbjes: Do luftojmë deri në fitore. Moderatori detyrohet të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com