• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shefi i shërbimeve informative gjermane: S’jemi të bindur që pas grushtit të shtetit qëndron Gyleni

by Java News
19/03/2017 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Shërbimit Federal Informativ të Gjermanisë (BND), Bruno Kahl-i shprehet mosbesues ndaj akuzave të autoriteteve turke në adresë të mbështetësve të klerikut turk, Fethullah Gylenit, si organizatorë të grushtit të shtetit të vitit të kaluar. Sipas tij, institucioni i drejtuar prej tij dhe autoritetet gjermane nuk kanë besuar asnjëherë se pas kësaj tentative qëndronte Gylen dhe mbështetësit e tij.

Kryetari i Shërbimit Federal Informativ (BND), Bruno Kahl në intervistën e tij për të përjavshmen gjermane “Der Spiegel”, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, Rusi dhe në mënyrë të veçantë zhvillimet e fundit mes Turqisë dhe vendeve të Bashkimit Europian. Kahl-i tha se “pavarësisht raporteve të tensionuara mes dy vendeve, shërbimet e inteligjencës kanë komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm dhe me vendet që nuk ndajnë të njëjtat vlera dhe parime me perëndimin. “Qoftë dhe për shkak të pozicionit strategjik të Turqisë, nuk mund të mbyllim kanalet e komunikimit”, – u shpreh Kahl.

“Nuk na bindën dot për çështjen Gylen”

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve turke për të bindur homologët gjermanë se pas tentativës së grushtit të shtetit qëndron pikërisht lëvizja “Gylen”, Kahl-i thotë “kanë tentuar mënyra të ndryshme për të na bindur, por deri më tani nuk na kanë ofruar asnjë provë konkrete për këtë.” Shefi i shërbimeve të intelegjencës gjermane thotë se tentativa e grushtit të shtetit nuk është orkestruar nga vetë qeveria. “Vala e pastrimeve të nisura nga qeveria kanë filluar që para tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut, ndaj dhe tentativa e grushtit të shtetit ishte një përpjekje e këtyre segmenteve për t’i shpëtuar valës së spastrimeve. Por, ishte shumë vonë dhe në fund edhe ata gjenden jashtë radhëve”, – tha ai.

Por, sipas tij, pavarësisht faktit që tentativa e grushtit të shtetit nuk është orkestruar nga vetë qeveria, kjo e fundit dhe Presidenti i Turqisë, e kanë përdorur atë si justifikim për planet e tyre. Pyetjes së “Der Spiegel”-it, nëse lëvizja Gylen është një lëvizje terroriste, siç akuzohet nga autoritetet turke” Kahl –i iu përgjigj se “Lëvizja e Gylenit është një lëvizje e shoqërisë civile që i kushton rëndësi vlerave të fesë dhe arsimit. Për vite me rradhë kjo lëvizje ka investuar në shkolla dhe arsim dhe institucionet arsimore të drejtuara nga kjo lëvizje janë ngritur kudo dhe më mbështetjen e vetë Erdoganit”, – u shpreh ai.

Sipas tij, lëvizja Gylen nuk mund të konsiderohet “sekt” fetar, pavarësisht se ky term përdoret dhe në vendet europiane. Lëvizja Gylen, deklaroi Kahl-i, është një lëvizje që duhet vlerësuar dhe që duhet marrë në konsideratë.

Roli i Turqisë në luftën kundër ISIS-it

Shefi i Shërbimit Informativ Gjerman, u ndal dhe tek lufta kundër ISIS,-it, por nuk pranoi të bënte asnjë koment në lidhje me ndikimin që mund të kishte përkeqësimi i marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë në të.  “Parë në prespektivën e vlerave dhe shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, situata në Turqi nuk është dhe aq shpresëdhënëse. Megjithatë, bashkëpunimi i të dy vendeve në fushën e sigurisë është tejet i rëndësishëm”, -tha ai.

Poende kjo nuk është hera e parë kur drejtues të shërbimeve informative të ndryshme kanë dhënë të njëjtat deklarata, të cilat nga ana e autoriteteve turke shihen me syrin e konspiracionit. Kanë qenë raportet e burimeve amerikane, të cilat kanë pohuar se është e pamundur që të krijojnë qoftë edhe njëfarë lidhjeje mes tentativës së grushtit të shtetit dhe Gylenit, mandej shërbimet inteligjente britanike, të cilat thoshin se ajo ishte një përpjekje e stisur nga vetë autoritetet turke që fshiheshin pas, publikuar në revistën “Forbes”. Poashtu, më vonë ishte një nga zyrat e inteligjencës së BE-së, e cila publikoi një raport, sipas të cilit nuk kishte gjithashtu lidhje mes Gylenit dhe tentativës për grusht shteti.

 

Next Post
Thaçi akuzon hapur ‘Syrin e Popullit’: Keni lidhje me Moskën

Thaçi: Nëse SHBA, NATO e BE s’i bindin serbët, ushtria formohet me ligj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com