Milori ka konkurruar për t’u rritur në gradë, pra nga “komisar” në “kryekomisar”, por megjithëse plotësonte vjetërsinë e punës dhe nuk kishte asnjë masë disiplinore ndaj tij, komisioni ka refuzuar t’i japë këtë gradë.
Milori, i është drejtuar Gjykatës Administrative, duke kërkuar që kjo e fundit të detyronte Drejtorinë e Policisë së Shtetit, për ta pajisur me gradën “Kryekomisar”.
Mirëpo kjo gjykatë e ka refuzuar kërkesën e tij. Më tej shefi i komisariatit të Rinasit, ka vijuar betejën ligjorë në gjykatën Administrative të Apelit shkruan Shqiptarja.
Pak ditë më parë kjo gjykatë, ka pranuar kërkesë e Milorit, duke detyruar Drejtorinë e Policisë së Shtetit, t`i njohë paditësit gradën policore “Kryekomisar”. /a.m.