• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shefi në rradhë

by
15/07/2015 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi/ Teksa pret në paradhomë, shumë mendime duhet t’i kenë kaluar në kokë. Pa dyshim, edukata ka mundur padurimin e takimit. Emigrantët e Kanadasë, meqë janë dhe aktivë në facebook, kanë prioritet. Ata kanë sakrifikuar për t’u larguar nga atdheu. Kanë kapërcyer dete e male; kush me skaf, kush me kamion, me viza kallpe apo identitet të rremë, kanë arritur të ndërtojnë një jetë në Toronto a gjetkë. Dhe tani që kanë ngritur kulmin atje larg, mbrojnë në facebook vlerat e partisë dhe të kryetarit, duke sulmuar të gjallë e të vdekur, ndaj ia vlen të presësh.

Nuk ka pse të merret për fyerje që prej axhendës së ngjeshur të pritet në paradhomë. Ka ajër të kondicionuar, është fresk, ndërsa jashtë është nxehtë. Në dosjen që mban në pëqi janë të shënuara ku është arritur fitorja dhe cila do të jetë analiza. Fill pas këtij takimi do të rinisë edhe ringritja e fuqishme, por pa koka turku, sepse kujt iu pre koka një herë, pak gjasa ka t’ia presësh për të dytën herë. Meqë jemi te turqit, a nuk prisnin ata në këmbë të kështjellave sa mbarohej uji dhe buka? Keq u doli atyre? Kështu do të na dalë edhe ne. Qeveria rrethohet me pritje, dhe ajo dikur rrëzohet. Gjoli, kur pret, bëhet kënetë.

Në dhomën e takimit hyjnë kafetë dhe uji i ftohtë. Pra, duhet me prit edhe pak, sepse biseda duhet të jetë e rëndësishme për antikomunizmin, për diasporën e re dhe të vjetër kanadeze, por edhe për represionin e pushtetit.

Pritja është virtyt, është shenjë e durimit. Kinezët kanë një shprehje të famshme: “Qëndroj buzë lumit dhe pres kufomën e armikut tim të kalojë.” Kështu duhet të mësohen të gjithë të presin, sepse është e sigurt se të vjen radha. Pas dy, gjashtë apo dhjetë vitesh dikur radha do të vijë, ngaqë këta do gabojnë. Madje këta po gabojnë dhe keqas. Ne thjesht duhet të presim derisa njerëzit ta kuptojnë që ka ardhur ora e kthimit të pllakës. Ajo do të jetë koha e duhur, kur do çelet dera e odës së qeverisë dhe pritësit do të hyjnë triumfues.

Duhet pritur të ndryshojë humori i shefit, ndoshta është i idhnuar. Ka gjasa që jo, sepse është e vështirë ta kuptosh, por, derisa axhenda është e ngarkuar, nuk duhet bërë zë. Në këtë mënyrë mund të kuptohet fort bukur edhe çfarë kanë ndjerë apo menduar ata që prisnin me orë, ditë e javë tek dera e ministrisë apo bashkisë; ja si bëhet njeriu i njëgjëjtë me hallexhinjtë duke u trashur në paradhomë. Pikërisht duke lëshuar rrënjë në ndenjëse kalitet durimi, përcillet ndjenja e shtrirë e pritjes tek mbështetësit, tek zërat kundër.

Zyrën e lë heroi i Kanadasë, i cili pasi ka gjetur muzën do shkojë të llapë për të gjallë e të vdekur. Hyn pritësi. Del pritësi. Zbret poshtë tek makina, e cila pret buzë këmbësores. Shoferi pret siç ai priti pak më parë. Artikulli shkoi në redaksi, dhe ai ftillohet:

“Po a nuk jam unë shefi?”

/tesheshi.com/

Next Post

Foto/ Zajmina është në super formë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investimet e huaja dhe kontributi i Diasporës

Investimet e huaja dhe kontributi i Diasporës

June 20, 2026
Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

June 20, 2026
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

June 20, 2026
Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë! Mbi 10 mijë hyrje prej orëve të para të mëngjesit

Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë! Mbi 10 mijë hyrje prej orëve të para të mëngjesit

June 20, 2026
Përgjegjësia politike nuk mund të kthehet në akuzë penale

Përgjegjësia politike nuk mund të kthehet në akuzë penale

June 20, 2026
Rriten dyshimet: A po përdoret protesta nga partitë e vogla dhe opozita për interesa politike?

Rriten dyshimet: A po përdoret protesta nga partitë e vogla dhe opozita për interesa politike?

June 20, 2026
Shqipëria, tregu që po rritet më shpejt në hartën turistike të Europës Juglindore për qiratë ditore

Shqipëria, tregu që po rritet më shpejt në hartën turistike të Europës Juglindore për qiratë ditore

June 20, 2026
Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

June 20, 2026
Operacion anti-drogë në Tiranë, kapet 1 kg e 680 gramë kokainë! Arrestohet një 44-vjeçar

Operacion anti-drogë në Tiranë, kapet 1 kg e 680 gramë kokainë! Arrestohet një 44-vjeçar

June 20, 2026
Presidenti Trump: Unë jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, ata nuk kishin aeroplanë!

Presidenti Trump: Unë jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, ata nuk kishin aeroplanë!

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In