• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shefi i Rrugores, Tola: “Kush guxon të dalë pa autorizim do penalizohet. Kemi bllokuar mbi 1 patenta e 400 mjete!”

by Java News
14/04/2020 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, foli në një lidhje me “Skype” për emisionin “Real Story”, në News24, për situatën e krijuar në rrugët e vendit, për shkak të masave të marra nga kundër koronavirusit.

Shefi i Rrugores tha se shumica e drejtuesve të mjeteve po i zbatojnë masat e marra dhe fashat e orareve të lëvizjeve, por ka dhe një pjesë të vogël, që nuk i respektojnë, dhe për këto janë marrë ndëshkime.

Tola u shpreh se deri më tani janë pezulluar për tri vite mbi 1 patenta dhe janë bllokuar mbi 400 mjete, pasi drejtuesit e tyre ose kanë thyer afatet e lëvizjes, ose kanë guxuar të dalin në rrugë pa autorizim.

Intervista:

A po respektohen rregullat?

Pjesa më e madhe i respektojnë rregullat, por ka dhe një kategori të vogël që nuk i respekton. Në momentet që drejtuesit e mejteve nuk respektojnë rregullat do merren masa më shtrënguese, me qëllim që ata t’i respektojnë. Qoftë virusi, qoftë aksidentet rrugore, vrasin njësoj.

A janë këto të parashikuara në Kodin Rrugor?

Patjetër. Në kod janë parashikuar situate të tilla të jashtëzakonshme, ku me akt të vecantë mund të vendoset për kufizime të mëtejshme. Akti Normativ shton sanksionet plotësuese, si heqja e patentës për tre vjet dhe bllokimi i mjetit, si masë për të detyruar shoferët të mos dalin përtej urdhrave të ministers së Shëndetësisë.

Sa masa janë marrë?

Janë bllokuar mbi 1 mijë patenta dhe mbi 400 makina. Këto janë masa pë rata drejtues mjeti që kanë shkelur afatet, ose kanë guxuar të lëvizin pa autorizim. Të gjithë drejtuesit e mjeteve, që punojnë në institucione dhe që kanë një vetëdeklarim për të shkuar në punë në 05:00-08:00 dhe për t’u larguar nga puna më 16:00-17:30 nuk kanë motiv të qarkullojnë në Tiranë apo në qytetet e tjera, duke shtuar trafikun. Edhe pjesa tjetër nuk ka pse të dalë jashtë këtyre orareve.

Ndalimi i qarkullimit vazhdon nga një qytet në tjetrin? A mund të merret një leje për të lëvizur nga një qytet në tjetrin?

Vetëm për nevoja emergjente, për të kryer nevoja emergjente. Ne iu japim mundësi personave që kanë vërtet nevojë, që kanë prindër larg dhe që duhet t’iu çojnë ushqime, para në këto kushte të vështira. Deri më sot janë depozituar 251 mijë vetëdeklarime në faqen e policisë, te plaftorma COVID-19 ka arritur në mbi 300 mijë aplikime. Policia ka refuzuar shumicën dhe ka aprovuar 80 mijë.

Next Post
“Perëndimi po fut Ballkanin në duart e Rusisë, Kinës dhe Turqisë”, çfarë shkruan mendia zvicerane

BE përjashton vendet e Ballkanit Perëndimor nga kufizimet e eksportit të mjeteve mbrojtëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In