• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shefi i Rrugores: Presidenti e kryeministri nuk janë ndaluar, ministra e deputetë shkelin semaforin

by Lorenc Vangjeli
16/01/2016 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trendi i aksidenteve ka qenë në rritje kundrejt këmbësorëve. 1/3 e të aksidentuarve me vdekje janë këmbësorë”. Kështu u shpreh kreu i Policisë Rrugore Tiranë gjatë një interviste për “Gazeta Shqiptare”. Gjatë fjalës së tij, Ervin Dervishi tha se në 70% të rasteve të aksidenteve faji ka qenë i drejtuesit të mjetit, ndërsa në 30% të rasteve, faji ka qenë i këmbësorëve. Ai pohoi se ligji është i barabartë për të gjithë dhe se në ‘sitën’ e policisë kanë rënë edhe persona që janë me pozitë, si deputetë, gjyqtarë e avokatë, përveç kryeministrit.

Si ka qenë viti 2015 për Policinë Rrugore?
Në terma të përgjithshëm ka një rritje në të gjitha aspektet, qoftë në performancë, le të themi në Kodin e Etikës dhe në komunikimin e Policisë Rrugore, pasi komunikimi me qytetarët është fokusi kryesor. Pra, në një farë mënyre mund të them se fokusi ka qenë që të përmirësojmë imazhin, të rrisim cilësinë e shërbimit kundrejt qytetarëve, qoftë me prezencë, qoftë me komunikim, qoftë edhe me shërbim. Por, duke iu referuar shifrave, jemi në ato kushte dhe pozita që ne si Polici Rrugore këtë aspekt e kemi realizuar mbi masën mesatare. E kemi arritur këtë gjë, pasi kemi pasur filtra ndëshkimorë qoftë nga Policia Rrugore, nga vetë ne që kemi arritur në vetëkorrigjim të elementëve abuzivë, të korruptuar dhe të elementëve që kanë komunikim joetik. Kemi përjashtuar nga Policia e Shtetit edhe punonjës që kanë shkelur haptazi Kodin e Etikës, pra që kanë pasur komunikim agresiv e vulgar me drejtuesit e mjeteve. Mund të them se janë më shumë se 40 raste që janë transferuar nëpër seksione të tjera dhe marrë 40 persona të rinj, që do të thotë se janë marrë punonjës që kanë ardhur direkt nga Akademia, për t’iu dhënë edhe atyre një mundësi. Ana tjetër ka qenë edhe komuniteti, i cili na monitoron hap pas hapi, apo edhe rrjetet sociale me publikimet që bëjnë. Pra, për këtë vit që kaloi mund të them se, për sa i përket performimit dhe rritjes së cilësisë, Policia Rrugore ka qenë në një nga nivelet më të mira, si rrallë ndonjëherë.

Sa është numri i aksidenteve të ndodhura në 2015-ën, duke e krahasuar edhe me atë të 2014-ës?
Në vitin 2014 kanë ndodhur 623 aksidente, ndërsa në vitin 2015 kanë ndodhur 557 aksidente rrugore me dëme më të rënda. Ndërsa, aksidente rrugore ku janë përplasur dy ose më shumë automjete dhe ka pasur vetëm dëme materiale, në vitin 2014 ka pasur 3.555 dhe në 2015-ën ka pasur 3.000. Me shifra totale mund të them se kemi rreth 11.7% më pak aksidente vitin që kaloi.

Për sa u përket personave që janë ndaluar për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor, çfarë mund të përmendni për këtë pjesë?
Për këtë pikë dua të përmend vetëm këmbësorët, pasi kjo pikë është edhe prioriteti i këtij viti. E them këtë, pasi në 2014-ën kanë qenë 0 persona të ndëshkuar për përparësi ndaj këmbësorëve. Pra, janë ndëshkuar drejtuesit e mjeteve, pasi nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve që të kalojnë rrugën. Duke e analizuar këtë pjesë, kemi vënë re se trendi i aksidenteve ka qenë në rritje kundrejt këmbësorëve. Mund të them se 1/3 e të aksidentuarve me vdekje janë këmbësorë. Kështu, nëse kanë qenë 0 raste për vitin 2014, për 2015-ën kanë qenë 11.600 raste të ndëshkuara për kategorinë e mjeteve që nuk kanë respektuar këmbësorët. Sipas statistikave, në 70% të rasteve faji është i drejtuesit të mjetit, ndërsa në 30% të rasteve, faji ka qenë i këmbësorëve. Ndërkohë, për sa i përket mosvënies së rripit të sigurimit, në 2014-ën ka pasur 43 mijë raste të ndëshkuara, ndërsa në 2015-ën ka pasur 77 mijë raste. Për drejtuesit që kalojnë me semafor të kuq, për 2014-ën kanë qenë 2.700 raste, ndërsa për 2015-ën kanë qenë 10.147 raste të ndëshkuara.

Mendoj se kemi një numër kaq të lartë, pasi drejtuesit nuk i kushtojnë rëndësi edukatës rrugore. Pjesa më e madhe e këtyre personave të ndëshkuar për këtë kategori, mund të them se janë ajo kategori personash, si avokatë, gjyqtarë, deputetë apo edhe profesorë-doktorë. Madje në disa raste ka pasur edhe disa mjete si fuoristrada të cilat kur janë ndaluar, drejtuesi i mjetit ka marrë një pozicion tjetër në mënyrën e komunikimit me policin rrugor dhe mendojnë se kanë të drejtë në udhëtojnë në çdo lloj mënyre. Pjesa më e madhe e personave të ndaluar të kësaj kategorie janë ndaluar për më shumë se 2 herë. Pikërisht në këtë pikë mund të përmend, se një nga arritjet dhe thyerjet e tabusë së Policisë Rrugore të Tiranës ka qenë “Ligji është i barabartë për të gjithë”. Në këtë zbatueshmëri të ligjit nuk ka shpëtuar askush, përveç kryeministrit, sepse nuk ka timon, pra nuk ka makinë.

Dhe, nëse do të kishte makinë dhe do të kishte thyer qoftë edhe një rregull të qarkullimit rrugor, do të isha unë ai që do ta kisha ndaluar i pari. Vetëm presidenti dhe kryeministri nuk janë ndaluar ndonjëherë, kurse pjesa tjetër nuk u kanë shpëtuar shkeljeve të qarkullimit, qofshin ministra, deputetë apo edhe familjarët e këtyre kategorive. Kalimi me semafor të kuq është masa që ka rrezikshmërinë më të lartë të aksidenteve, dhe këtu nuk mund të përjashtohet askush. Pjesa më e madhe e të ndëshkuarve janë njerëz me pushtet, njerëz me pozitë, njerëz me formim të lartë profesional e kulturor, por që të gjithë në edukatën rrugore janë 0.

Sa leje qarkullimi janë pezulluar në total?
Vetëm në një vit, Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar në total 5.306 leje drejtimi për çdo shkelje. Për vitin 2015, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt ku drejtuesit kanë konsumuar alkool, kemi 798 autorë. Ndërsa, 423 persona janë ndëshkuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 375 persona pa leje drejtimi (70% e këtyre janë motoçikletat). Duke e krahasuar vitin 2015 me vitet e kaluara, kemi një numër të ulët të të arrestuarve, pasi në çdo fundjavë, nga e premtja në të diel, kontrollet e Policisë Rrugore janë në çdo vend, e sidomos pranë lokaleve të natës. Nga këto kontrolle kemi pasur edhe drejtues mjetesh të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit. Në 2015-ën janë pezulluar 738 raste, kurse në 2014-ën 740 raste.

Po për drejtuesit e motorëve apo të motoçikletave, si ka avancuar përdorimi i kaskave mbrojtëse dhe sa është numri i drejtuesve të ndëshkuar?
Nga 7.400 raste që kanë qenë në 2014-ën, për vitin që kaloi kemi plot 17.500 raste të ndëshkuara. Në këto raste, pjesa më e madhe e drejtuesve janë ata persona që janë ndëshkuar më shumë se një herë.

Po për sa u përket patentave me pikë, si është vepruar deri më tani?
Sistemi me pikë është një sistem më vete dhe është personal për çdo drejtues mjeti. Për një shkelje të qarkullimit rrugor ka një pikë të caktuar të pikëve që drejtuesit i zbriten, si p.sh., të qarkullosh me shpejtësi është një ndëshkim që të hiqen 3 pikë, ndërsa të bësh një aksident dhe të largohesh nga vendi i ngjarjes, automatikisht të hiqen plot 15 pikë nga 20 që janë në total, pasi kjo është edhe shkelja më e rëndë. Kur arrin niveli maksimal me heqjen e 15 pikëve, atëherë njoftohet drejtuesi i mjetit dhe dërgohet në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor, ku i nënshtrohet një testimi rikualifikimi.

Po kur pikët e patentës janë hequr në total, si veprohet për t’i rifituar sërish ato?
Pas humbjes së komplet 20 pikëve, drejtuesi i mjetit do të njoftohet, dhe do t’i duhet të regjistrohet pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor për të marrë pjesë në testimin teorik për kategorinë e lejedrejtimit që ai zotëron. Në rast të marrjes së provimit, drejtuesi i mjetit, menjëherë i rifiton përsëri të 20 pikët në total. Pra, pas heqjes së komplet 20 pikëve, çdo drejtues mjeti e rifillon gjithçka nga e para.

Next Post

Hidhet llotaria e kuponit, ja lista me 511 fituesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

January 1, 2026
Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

January 1, 2026
“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

January 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

January 1, 2026
Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

January 1, 2026
Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com