• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shefi i “Rrugores”, apel shoferëve: Veprimet që nuk duhet të bëni këto ditë të ftohta

by A R
10/01/2019 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë Rrugore Mit’hat Tola, i ftuar në Report Tv ka komentuar situatën e rrugëve në vend pas reshjeve të dëborës.

Në fjalën e tij në studio, Tola risolli në vëmendje akset të cilat kanë probleme në qarkullimin e mjeteve, vështirësitë që hasin drejtuesit e mjeteve në ndërrimin e gomave dhe vendosjen e zinxhirëve duke dhënë edhe këshillat e tij për ta.

“Të reduktohet shpejtësia. Të vendosen zinxhirët. Të evitohen parakalimet. Të ecin me marshin e dytë, të evitojnë frenimet. Të jenë shumë të përqëndruar deri sa të dalin nga zona e vështirë. Ne kemi kulturë të vogël në drejtimin e mjeteve në Shqipëri. Kemi edhe drejtues mjeti asocialë. Duhet të kemi lirinë tonë dhe të mos cënojmë atë të tjetrit.”

Më tej, Tola risolli në vëmendje akset të cilat kanë probleme në qarkullimin e mjeteve, vështirësitë që hasin drejtuesit e mjeteve në ndërrimin e gomave dhe vendosjen e zinxhirëve dhe këshillat që jep policia rrugore për të përballuar këto situata.

“Në vështirësi kalimi është aksi i Qafë Thanës, ku qarkullohet me zinxhirë. Situatë e vështirë është edhe në qafën e Llogarasë në Vlorë. Tjetër segment i vështirë për të qarkulluar është segmenti Lezhë-Shkodër, ku për shkak të akullit dhe pakujdesisë së shoferit ka ndodhur edhe një aksident pa pasoja në jetë njerëzish. Tjetër aks i vështirë është ai Milot-Dibër,”- tha Tola.

Sa i përket kulturës së ndërrimit të gomave dhe vendosjes së zinxhirëve, Tola është shprehur se kjo gjë është më e thjeshtë tek shoferët që vijnë nga rrethe ku dëbora nuk është fenomen i rrallë.

“Patrullat që operojnë në zonat ku dëbora nuk është fenomen i rrallë dinë të ndihmojnë shumë më mirë, të tjerët hasin në vështirësi. Por njohura për fenomene të tilla fillon që në momentin që blen mjetin. Por edhe nëse ka pasur nevojë për ndihmë, policia rrugore është solidarizuar me ta për t’i ndihmuar. Para se të nisen qyetetarët duhet të informohen. Megjithatë policia është në terren për t’i ndihmuar gjithmonë,” – u shpreh Tola.

Ndër të tjera Tola ka shtuar edhe faktin që vitin tjetër, policia rrugore do ta fillojë presionin pozitiv para se të nisë dëborë që shoferët të jenë të pajisur me goma universale.

Lidhur me sistemin e ri të gjobave, drejtori i policisë rrugore Tola do të vijojnë shumë shpejt kontrollet me radarë, ku edhe qytetarët do të përballen me faktet për shkeljet e tyre. Ndërsa lidhur me aksionin për xhamat e zinj, Tola është shprehur se në asnjë vend të BE-së, nuk lejohet errësimi i xhamit të përparmë.

/a.rada

Next Post
Përçarësi i unitetit kombëtar dhe Basha si zëdhënës

Përçarësi i unitetit kombëtar dhe Basha si zëdhënës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In