Shefi i policisë në komunën belge Mechelen, Iv Bogarts, kishte ndërhyrë personalisht që në bazën e të dhënave kombëtare për terrorizmin, të mos futen informacionet që kanë mundur të çojnë në arrestimin e të dyshuarit për sulmet terroriste në Paris, Salah Abdeslam, raportojnë mediat belge.
Ish-anëtari i policisë dhe ekspert mbi radikalizmin, që është identifikuar si “personi x”, kishte njoftuar policinë në Mechelen rreth të afërmit të Abdeslam, për të cilin dyshonte se ishte radikalizuar.
I afërmi i terroristit ishte Abid Aberkan, i cili kishte fshehur Abdeslamin në banesën e tij në Molenbeek.
Megjithatë, Bogarts kishte neglizhuar informacionin duke e cilësuar si “jo të besueshëm”, duke ndërhyrë personalisht që në bazën e të dhënave kombëtare mbi terrorizmin, të mos figuroj ky informacion”, shkruan e përditshmja Gazet van Antverpen./a.m.