• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shefi i NATO-s: Kosova dhe Serbia të gjejnë zgjidhje për korrigjimin e kufijve

by A R
03/12/2018 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NATO mbështet fuqimisht dialogun Beograd-Prishtinë dhe kur bëhet fjalë për rregullime të mundshme kufitare,  shpresohet që të dy palët do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme.

Kështu tha sot në Bruksel sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në prag të takimit të shefave të vendeve anëtare të Aleancës Veri-atlantike, i cili së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së Federica Mogerini do të diskutojnë të mërkurën marrëdhëniet e NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor.

I pyetur nga mediat nëse Aleanca Veri-Atlantike kishte frikë se një zgjidhje sigurie mund të kishte rezultuar në një zgjidhje në dialogun Beograd-Prishtinë që do të përfshinte disa korrigjime kufitare, Stoltenberg tha se NATO mbështet fuqishëm dialogun Beograd-Prishtinë, pasi është e vetmja mënyrë që të gjendet përgjigjja për çështje të pazgjidhura.

“Kur është fjala për rregullimet e mundshme kufitare, theksoj se NATO mbështet dialogun dhe shpresoj që të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën”, tha Stoltenberg.

Sipas tij, është e rëndësishme që të gjithë faktorët të përmbahen nga lëvizjet sfiduese dhe mesazhet provokuese, dhe të përpiqen të zvogëlojnë tensionin dhe të bëjnë përparim, transmeton KosovaPress. Ai theksoi se NATO do të vazhdojë të jetë prezent në Kosovë përmes misionit të saj operativ KFOR, i cili është i rëndësishëm për stabilitetin.

“KFOR-i do të vazhdojë të jetë i paanshëm në mënyrë që të jemi të sigurt se stabiliteti dhe siguria do të garantohen, dhe se do të ketë përparim drejt përpjekjeve politike për të gjetur një zgjidhje përmes negociatave politike”, përfundoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

/b.d

Next Post
ARRSH: Sot u krye vlerësimi për 18 objekte tjera te Unaza e Re

ARRSH për Unazën: Janë vlerësuar 82% e objekteve që kanë dorëzuar dokumentet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com