Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbajtur anën e Turqisë dhe versionin e saj të fakteve, në lidhje me rëzimin e avionit Rus këtë të martë. Stoltenberg tha se avioni “Sukhoi Su-24” ka hyrë në zonën arjore të Turqisë.
Shefi i NATO-s theksoi se ka patur kontakte mes zyrtarëve të Moskës dhe Ankarasë por jo mes zyrtarëve të NATO-s dhe Rusisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s bëri thirrje po ashtu për të ruajtur qetësinë, në mënyrë që mes dy palëve të mos ketë një përshkallëzim të situatës.