• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shefi i CIA-s mund të takonte edhe Berishën

by Frrok Çupi
24/08/2024 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Përderisa në Prishtinë takoi Albin Kurtin dhe në Banja Luka takoi Milorad Dodik… Pse të mos takonte edhe Sali Berishën. Sa për punë biografie dhe ‘takim me armikun’, këta të dy kanë të njëjtën rëndesë ballkanike në politikën amerikane. Madje Kurti i Prishtinës dhe Berisha i Tiranës janë dy pjesë të të njëjtit trup.

Në gjithë rrugën e tyre të egër, vit pas viti, për të shkaktuar trazira dhe dhunë në Shqipëri, Kurti dhe Berisha janë gjithnjë së bashku. Madje kopje e njëri tjetrit; aq sa Kurti, si Berisha, ngriti celula terroriste kosovare në Shqipëri dhe i veshi me emrin e partisë së tij, VV. Albini shërbeu si syth i Saliut, përderisa ky ishte ‘i djegur’ dhe vëzhgohej nga Amerika që nga viti ’97 me 90 e ca celulat terroriste, degëza të Al Qaedas që instaloi në Shqipëri.

Kësaj here, Kurti kishte marrë edhe një mision tjetër plus, të shkaktonte konflikt deri me armë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë së shqiptarëve. Edhe kjo, një kopje e Berishës së vitit 1997.

Ishte urtësia e kryeministrit Edi Rama, një tip politik që nuk e kapnin radarët e Berisha- Kurti, i cili ‘u bë naiv në kohë të vështira’, sipas Markez, dhe e përzuri pisllëkun Kurti me një fshesë të padukshme.

…. Atëherë, përderisa zoti William Burns takoi Kurtin në Prishtinë, pse të mos takonte edhe Berishën në një ballkon në Tiranë?

A janë të dy këta që formojnë e prijnë përditë një ushtri anti-amerikane? Po. Rreziku tani është më i keq se kurrë.

A janë të dy këta që fjalët i mbajnë nga Uashintoni, por sytë i kanë nga modeli i Islamizmit politik? Përmes kësaj rruge, islamiste, këta duan t’ia dorëzojnë Kosovën Rusisë.

A është edhe Kurti, njësoj si Berisha, i shpallur si faktor ‘ lrg qoftw’ me të cilin nuk bisedojnë as Amerika as Europa?

Atëherë pse zoti Burns nuk u ndalua edhe te Ballkoni në Tiranë?

Çështja nuk shtrohet kështu.

Çështja tani mes vendeve të rrezikshme të Ballkanit dhe Amerikës ndodhet në një stad emergjent. Ashtu si edhe vetë raporti ‘luftë a paqe’ ndodhet në fije të perit.

Po të mos ishim në kohë të tjera, jo si para stuhisë, Burns nuk do ta takonte kurrë Kurtin. Madje nuk e kishte parashikuar as kësaj here… Por pse, atëherë?

Për dy arsye:

E para, pse Albin Kurti ka bombën në dorë dhe mund ta hedhë njësoj si serbo- boshnjaku Gavrilo Principi mbi princin i kurorës së Habsburgëve, Franz Ferdinandi dhe gruas së tij Sofija në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, që ndezi Luftën e Parë, qershor 1914. Albini ka si bombë qeverinë e Kosovës. Edhe sikur të mos mund urdhërojë ‘ luftë kundër ushtarëve amerikan’ në Ibër, Kurti mund të rrezikojë me parullën se ‘ përfaqësoj popullin e Kosovës’, i cili është ‘ pro amerikan’. Kurti dhe qeveria e tij po fshehin figurën terroriste anti perëndimore nën parullën se ‘ populli e do Amerikën’. Mjafton edhe sikur Albini të deklarojë se ‘nuk e njoh autoritetin e Perëndimit’, edhe me kaq do të trazonte ujërat e thella të konfliktit botëror.

Pra Kurti ka një gjë në dorë, një bombë. Prandaj Burns i ‘fërshëlleu bilbilit’ teksa Kurti ndodhej në Amerikë dhe e lajmëroi: ‘ Kur të kem mbaruar bisedën me Osmanin, të jesh këtu në Prishtinë’….

Atëherë, me Berishën, pse vallë do të bisedonte?. Berisha është një ‘zero e fyell, një send i kotë’, sa një rraketake në ballkon?.

Arsyeja e dytë pse Burns takoi Kurtin, edhe pse ‘nuk e kishte në plan’, është se Kosova u dorëzua para fatkeqësisë. Shefi i CIA-s nuk kishte me kë të bisedonte mbi rrezikun e luftës që mund të shpërthejë edhe në Prishtinë. Presidenti i Republikës kosovare, zonja Osmani, mblidhte buzët para Burns dhe bënte me shenja: ‘Nuk flas dot, kam frikë se më dëgjon Kurti”. Kosova ka institucione që flasin për Perëndimin dhe neverisin Perëndimin, njëkohësisht. Osmani, presidente, është një nga ata që mban ‘një dorë në petull e një dorë në Albin’. Përderisa u bë kështu, sherrxhiu ka marrë bombën e ka ikur në Amerikë, CIA urdhëroi që piloti të fluturonte me shpejtësinë më të madhe nga Uashingtoni në Prishtinë.

Kurti erdhi, i mbetën sytë te dora na xhep e zotit Burns, dhe sapo iku mysafiri, nisi të dezinformojë publikun.

Ndërsa lideri i serbëve të Bosnjës, Dodik, u shfaq më inteligjent. Ai i deklaroi shefit të CIA-s se as e kishte ndërmend ndarjen e Srbska nga Bosnja. Krimi i afërt mbeti në dorë të Kurtit.

Kjo ishte arsyeja pse CIA takoi urgjent kryeministrin e Kosovës.

Në të njëjtën orë, e ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, zonja VanHorn takoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Amerika ka në Tiranën politike  garancinë e paqes dhe stabilitetit në rajon.

… Arsyeja pse Kurti dhe Berisha ndiznin zjarrin e konfliktit përmes celulave terroriste VV, tani shfaqet e vjetër, ‘e lagur në shi dhe e terun në diell’, nalt në ballkon.

Next Post
Rolex, vathë diamante dhe unaza ari, shqiptares i vjedhin bizhuteri me vlerë 100 mijë euro

Rolex, vathë diamante dhe unaza ari, shqiptares i vjedhin bizhuteri me vlerë 100 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

“Nga sot, Berisha në politikë sa Enveri”, Rada: Salianji kërkon ‘kokën’ e Bardhit! Firmat e PD, si ajo kënga…

December 8, 2025
“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

December 8, 2025
“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

December 8, 2025
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

‘Ndërtimi’ përballë dy realiteteve ekonomike, ekspertët: Ja efekti që do sjellë eliminimi i parasë cash në këtë sektor

December 8, 2025
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

December 8, 2025
Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

December 8, 2025
Telenovela te “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin, Sula: Si dasma ku zihen njerëzit e nuses me të dhëndrit

8 Dhjetori/ Ish-deputeti Sula: Si nisi lëvizja e studentëve nga godina e vajzave

December 8, 2025
“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

December 8, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Lideri që nuk zgjodhëm kurrë

December 8, 2025
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Dhjetorin ta kujtojmë për çfarë fituam, po edhe për çfarë humbëm

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In