• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shefi gjerman i shërbimeve sekrete: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet tona

by S M
30/11/2016 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i inteligjencës së huaj gjermane paralajmëroi se Rusia mund të përpiqet që të pengojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Gjermani, përmes sulmeve kibernetike.

Bruno Kahl tha se, agjencia që ai drejton e njohur me siglën “BND” ka dijeni për sulme kinernetike, qëllimi i të cilave është të shkaktojnë pasiguri politike. “Europa është në objektivin e këtyre sulmeve, në veçanti Gjermania”, deklaroi Kahl për gazetën “Sueddeutsche Zeitung”.

Në fillim të vitit, agjencia gjermane e inteligjencës së brendshme akuzoi Rusinë për disa sulme ndaj rrjeteve kompjuterike të shtetit gjerman. Në tetor, Shtetet e Bashkuara akuzuan formalisht Rusinë se u përpoq të ndërhynte te zgjedhjet presidenciale, akuza që Kremlini i ka mohuar gjithnjë.

Në këtë kuadër, shefi i “BND”-së Bruno Kahl tha se është teknikisht e vështirë të gjesh prova për një aktor shtetëror, por ka të dhëna që tregojnë se sulme të tilla tolerohen apo dëshirohen nga shtete të caktuara.

Rusia apo grupe të lidhura me të janë fajësuar shpesh për sulme të tilla kibernetike. Fushta elektorale në Gjermani ende nuk ka nisur për zgjedhjet e vjeshtës së ardhshme, por vet Kancelarja Angela Merkel tha se sulmet kibernetike po bëhen të zakonshme dhe njerëzit nuk duhet të mërziten nga to.shqiptarja/a.k

Next Post
Moti i keq dhe dëbora, akset rrugore ku duhet përdorur zinxhiri

Moti i keq dhe dëbora, akset rrugore ku duhet përdorur zinxhiri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com