Kandidati për deputet i PD-së, i shpallur fitues në zgjedhjet e 25 prillit, Tritan Shehu të shtunën është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka të pamundur ta ndajë Shqipërinë nga Italia, Europa apo Perëndimi.
Në një shënim në rrjetin social Facebook, Shehu thekson se kryeministri Rama vetëm mund ta pengojë e vonojë këtë afërsi përkohësisht, ashtu siç edhe po tenton, por s’mund ta ndajë kurrë.
Shehu thekson më tej se fatkeqësisht, vitet e fundit, Rama po pengon qëllimshëm këto lidhje natyrale e jetësore për Shqipërinë e shqiptaret. Sipas tij, autokratët dhe kriminaliteti nuk mund të gjejnë strehë në atë familje të madhe, janë të papajtueshëm për aty.
Ai, nënvizon më tej, se askush mos të ketë iluzione, kjo është vetëm një pengesë e përkohshme, megjithëse tragjike me pasoja afatgjata, duke shtuar se nesër padyshim gjerat do të rivendosen aty ku duhet, por një gjë e tillë kërkon qëndresë, forcë dhe determinim.
Deklarata te habitshme keto te deputetit te zgjedhur te PD, pas kryetarin real te partise se tij Sali Berisha, SHBA ia shpalli person “non grata” familjarisht per korrupsion te larte dhe minism te demokracise.
Aq me teper qe kembengulja e Berishes per te hyre ne Kuvend pavaresisht apelit te SHBA, pritet te sjelle futjen ne konflikt te PD me Uagjingtonin dhe per pasoje dhe me Brukselin.
Postimi i plotë i Shehut:
Rama nuk mund te ndaje Shqiperine nga Italia, Europa, Perendimi, kurre!
Ai vetem mund ta pengoje e vonoje kete afersi perkohesisht, ashtu si po tenton te beje.
Shqiperia e Italia- dy popuj te pa ndare, shkruajne sot mediat italiane ne 30 vjetorin e eksodit te madh drejt Italise, ku shqiptaret gjeten portat “krejt te hapura” per t’i pritur.
Kjo eshte e verteta e madhe historike mijra vjecare midis nesh, e cila pa dyshim ka kondicionur dhe te sotmen, do te kondicionoje edhe te ardhmen tone te perbashket ne BE.
Fatkeqesisht vitet e fundit Rama po pengon qellimshem keto lidhje natyrale e jetesore per Shqiperine e shqiptaret.
Autokratet dhe kriminaliteti nuk mund te gjejne strehe ne ate familje te madhe, jane te papajtueshem per aty.
Prandaj ky rregjim kerkon te na shtyje drejt ne drejtimin e kundert, duke minimizuar maredheniet me Italine, Greqine, familjen europiane, Perendimin, per te na degdisur drejt Lindjes.
Aty ku fetishizohen autokratet, dominon krimi e korrupsioni.
Por askush mos te kete iluzione, kjo eshte vetem nje pegese e perkoheshme, megjithese tragjike e me pasoja afat gjate.
Neser pa dyshim gjerat do te rivendosen aty ku duhet, por kjo kerkon qendrese, force, determinim./m.j
Pasojat afatgjate te prasit!