• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SHÇBA do të shkrihet, prezantohet projektligji për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore

by A R
17/02/2021 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave mund të jetë në ditët e fundit, pasi Ministria e Brendshme ka prezantuar ditën e sotme një projektligj për krijimin e një institucioni të ri, e cila do të quhet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Kjo Agjenci, ndryshe nga SHÇBA-ja do të ketë nën lupë përveç policinë edhe Gardën e Republikës dhe zjarrfikësit.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici, prezantoi këtë të mërkurë projektligjin i cili sipas saj kërkon një reformim rrënjësor të shërbimit në përputhje edhe me kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë në fushën e rendit dhe sigurinë.

Projektligji synon reformimin e shërbimit dhe shndërrimin e kësaj agjencie civile mbikëqyrëse, për të luftuar korrupsionin si dhe për të parandaluar veprimtarinë e kundraligjshme në radhët e subjekteve të agjencisë duke përafruar kështu veprimtarinë me ato të agjencive homologe të BE. Po ashtu synohet që AMP të rrisë kapacitetet për një qasje proaktive ndaj fenomeneve korruptive të subjekteve të agjencisë.

Pici renditi ndër të tjera risitë kryesore të këtij projektligji:

“1. Emërtimi i kësaj Agjencie. Sot SHÇBA do të riemërtohet nëpërmjet këtij projektligji në “Agjensinë e Mbikëqyrjes Policiore”. Subjekte të agjencisë do te jenë edhe Garda e Republikës, gjithashtu edhe Shërbimi Zjarrfikës. Por Policia e Shtetit ngelet edhe struktura më e madhe, dhe me impaktin më të madh në radhët e komunitetit. Qytetari të ketë të qartë se ku duhet të dërgojë ankesat e tij në drejtim të përmbushjes së misionit policor në repsektim të ligjit dhe të kushtetutës së vendit.

2. Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë do të bëhet nga Kryeministri, duke përafruar kështu emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm në të njëjtin standard siç ndodh edhe me subjektet e tjera që mbikëqyr agjencia.

3. Risi e tretë e këtij projektligji është kalimi i tij në një strukturë civile. Pra “zhveshja” nga gradat dhe krijimi i kësaj strukture civile. Kjo do ta bëjë agjencinë më të pranueshme në funksion të mbikqyrjes, më të paanshme, më transparente dhe objektive në preceptimin e publikut dhe jo vetëm. Gjykojmë që kalimi i personelit në një strukturë civile duke ruajtur kapacitetet njerëzore aktuale që ka, dhe duke rekrutuar në të ardhmen kapacitete të reja, e bën strukturën më të qëndrueshme, më të hapur, më transparente dhe më në konceptin e një mbikqyrje të jashtme civile, e cila do të sigurojë kështu shmangien e konfliktit të interesit me subjektet e tjera që ajo mbikëqyr, të cilat janë kryesisht struktura me grada. Përgjatë gjithë frymës së projektligjit ne në fakt kemi synuar që të unifikojmë të drejtat dhe benefitet që ka kjo strukturë tashmë civile me subjektet që ajo mbikëqyr.

4. Ky projektligj përcakton detyrimet që rrjedhin nga aktet e tjera ligjore, si ai për “Vlerësimin kalimtar dhe periodik të subjekteve mbikqyrëse”. Në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA, kjo strukturë ka marrë funksione të reja, të cilat duhet të përmenden në ligjin organik të kësaj agjencie.

5. Procesi i ekzaminimit poligrafik – sipas përcaktimeve ligjore, në një nga fazat e rekrutimit për personelin është pikërisht ekzamimi poligrafik për të cilin është trajnuar një staf ekspertësh pranë SHÇBA-së, prandaj është e rëndësishme që edhe ky funksion i ri i Agjencisë, të jetë i përmendur në ligj.

6. Hetimi disiplinor i subjekteve mbikqyrëse – sipas rekomandimeve të ICITAP dhe standardeve të EPAC, strukturat që mbikëqyr Agjencia, janë në konflikt interesi, nëse ankesat apo shkeljet që konstatohen, do të hetoheshin nga vetë strukturat ku janë me detyrë këto subjekte. Nisur nga treguesit e deritanishëm rezulton se numri i punonjësve të nivele menaxheriale të ndëshkuar disiplinarisht për shkelje të rënda disiplinore, apo për performancë të dobët, është tejet i ulët. Prandaj është e nevojshme që agjencia, gjatë veprimtarisë mbikëqyrëse që ajo kryen, në rast se konstaton shkelje të rënda sipas parashikimeve te vete ligjeve organike te subjekteve mbikëqyrëse, të mundet të bëjë hetim disiplinor. Sigurisht që në çdo rast subjektet do të kenë të drejtën e apelimit në një Komision Apelimi, por në çdo rast gjetjet e hetimit do të konkludohen në një vendim dhe jo thjesht rekomandime”.

/a.r

Next Post
Klemend Balili kërkon pafajësi, ankimon vendimin me 10 vite burg: Nuk ka prova

Pranohet kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë e Klement Balilit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / ‘Shpërthen’ aktivisti: Agron Shehaj, “kalë Troje” i sistemit në protestë! Distancohuni prej tij…

VIDEO / ‘Shpërthen’ aktivisti: Agron Shehaj, “kalë Troje” i sistemit në protestë! Distancohuni prej tij…

July 6, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump dikton kushtet për NATO-n! Çfarë do të diskutohet në Samitin e Ankarasë?

July 6, 2026
Dosja “Partizani”, zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Dosja “Partizani”, zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

July 6, 2026
“Aruba”, Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

“Aruba”, Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

July 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedoni\ Sfida, mbrojtja e të drejtave të fituara dhe garantues të paqes

July 6, 2026
Pyetje e fortë për von der Leyen: Pse BE nuk vepron për Gazën?

Pyetje e fortë për von der Leyen: Pse BE nuk vepron për Gazën?

July 6, 2026
Klopp për çështjen “Balogun”: Telefonata mes Trump dhe Infantino-s çmenduri, futbolli është loja jonë, jo e atyre!

Klopp për çështjen “Balogun”: Telefonata mes Trump dhe Infantino-s çmenduri, futbolli është loja jonë, jo e atyre!

July 6, 2026
Kriza e re në NATO, rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Kriza e re në NATO, rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

July 6, 2026
Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

July 6, 2026
Hakerët rusë vjedhin kredencialet e zyrtarëve, alarm për sigurinë kombëtare në Britani

Hakerët rusë vjedhin kredencialet e zyrtarëve, alarm për sigurinë kombëtare në Britani

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In