• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA/ Zyrtarët paralajmërojnë: Do ketë një përhapje të koronavirusit

by Java News
25/02/2020 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda” në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve . Shkollat në disa zona mund të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset, tha ajo.

Zonja Messonnier tha se zyrtarët e shëndetit publik nuk e dinë nëse përhapja e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara do të jetë e butë apo e rëndë, por se amerikanët duhet të jenë gati për çrregullime të konsiderueshme në jetën e tyre të përditshme.

“I kërkojmë publikut amerikan të përgatitet për pritshmërinë se kjo mund të jetë diçka e rëndë,” tha Messonier.

“Çështja nuk është nëse do të ndodhë në SHBA, por kur do të ndodhë,” tha ajo.

Ndërkohë, eksperti i Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë, Anthony Fauci, tha se një vaksinë kundër koronavirusit mund të fillojë të testohet tek njerëzit brenda një muaji e gjysmë.

PRESIDENTI DHE DEMOKRATËT DEBATOJNË

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara e kanë vënë koronavirusin “shumë mirë nën kontroll” brenda kufijve të tyre. Ai bëri komentet edhe pse administrata po u kërkon ligjvënësve 2.5 miliardë dollarë fonde emergjente për t’u përballur me këtë problem.

Demokratët e Kongresit thonë se administrata Trump nuk ka arritur t’i përgjigjet me shpejtësi përhapjes së virusit në botë, madje se vetë presidenti përhapi informacion të rremë kur tha se koronavirusi do të ndalet në prill kur moti të ngrohet. Kriza globale e shëndetit po bëhet një tjetër betejë në luftën midis Presidentit Trump dhe Kongresit, pas dështimit të përpjekjeve të demokratëve për ta larguar presidentin me anë të një gjykimi në senat.

Presidenti Trump tha të martën gjatë një konference për shtyp në Nju Delhi se ndërsa SHBA janë mirë përsa i përket kontrollit, “ne bëjmë biznes me shumë vende të tjera, punojmë me vendet e tjera, ne duam që vendet e tjera të jenë të kënaqura dhe të shëndetshme.”

Garancitë e dhana së fundmi nga presidenti në lidhje me koronavirusin erdhën pas një dite të vështirë në tregun e aksioneve. Dow Jones pati rënien e tij më të madhe ditore që nga viti 2018, mes frikës globale në rritje për përhapjen e koronavirusit. Shtetet e Bashkuara kanë 14 raste të konfirmuara të virusit, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.

Kërkesa e fondit të urgjencës prej 2.5 miliardë dollarësh, e cila iu dërgua Kongresit të hënën, ndahet midis 1,25 miliardë dollarëve si fonde të reja urgjente dhe 1,25 miliardë dollarë fonde që do të devijohen nga programet e tjera federale. Administrata po kërkon gjithashtu që ligjvënësit amerikanë të transferojnë 535 milion dollarë fonde të destinuara për trajtimin dhe parandalimin e virusit Ebola drejt përballimit të koronavirusit.

Ligjvënësit demokratë thanë se kjo strategji është e pamjaftueshme.

“Tepër pak, tepër vonë,” tha udhëheqësi i pakicës së Senatit, Chuck Schumer lidhur me kërkesën e presidentit. “Nuk kemi parë asnjë shenjë që Presidenti Trump të ketë ndonjë plan ose urgjencë për t’u marrë me çështjen e koronavirusit – ne kemi nevojë për udhëheqje të vërtetë dhe sa më shpejt.”

Në një koment në Twitter të martën, Presidenti Trump e karakterizoi kritikën e zotit Schumer si diçka që bëhet “thjesht për qëllime publiciteti”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se kërkesa nuk ka kuptim pas shkurtimit të buxheteve të propozuar nga administrata Trump për vitin 2021 për Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH) dhe agjencitë e tjera kryesore që trajtojnë kërcënimin në rritje.

“Amerikanët kanë nevojë për një përgjigje të koordinuar, plotësisht të financuar,” tha zonja Pelosi në një deklaratë. “Kërkesa e Presidentit për financim për t’iu përgjigjur koronavirusit është e vonuar dhe plotësisht e pamjaftueshme përballë përmasave të kësaj emergjence.”

Ajo tha se Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, do të punojë shpejt për të nxjerrë paketën e vet financiare që “mban parasysh plotësisht shkallën dhe seriozitetin e kësaj krize të shëndetit publik.”

Por republikanët e Senatit thonë se ata janë të kënaqur me përgjigjen e administratës pas një informimi me dyer të mbyllura për koronavirusin të martën.

“Administrata është në krye të punës,” tha senatori republikan Bill Cassidy, i cili është mjek me profesion. “Ata po përshtaten siç duhet, duke u përpjekur t’i ndajnë mjetet financiare atje ku ato janë më të nevojshme.”

Ligjvënësi Cassidy vuri në dukje se nëse kërkesa e tanishme e administratës për financime urgjente nuk është e mjafshtueshme, mund të caktohen fonde shtesë.

“Le të shohim se si do të evoluojnë gjërat dhe atëherë mund të shtojmë para të tjera,” tha ai.

Senatori Demokrat Dick Durbin tha se projektbuxheti i administratës për vitin 2021 ishte “plotësisht i pajustifikuar” përsa i përket shkurtimit të fondeve për agjencitë kryesore shëndetësore të vendit, është e vështirë të thuhej nëse kërkesa për financim urgjent do të ishte e mjaftueshme për të përballuar kërcënimin.

“Nuk e di nëse është e mjaftueshme,” u tha ligjvënësi Durbin të martën gazetarëve.(VOA)

Next Post
Vlorë/Zjarr në fshatin Risili, po digjet një sipërfaqe me ullishte

Vlorë/Zjarr në fshatin Risili, po digjet një sipërfaqe me ullishte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

January 21, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkambit pas kërkesës për lirimin nga burgu

January 21, 2026
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

January 21, 2026
Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

January 21, 2026
21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

January 21, 2026
Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

January 21, 2026
Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

January 21, 2026
VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In