• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA zbut qëndrimin: Nuk duam luftë me Korenë e Veriut

by Java News
03/10/2017 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pentagoni “mbështet plotësisht” përpjekjet e Departamentit të Shtetit për të gjetur një zgjidhje diplomatike me Korenë e Veriut, tha të martën sekretari i mbrojtjes Jim Mattis.

Zoti Mattis shtoi megjithatë se veprimet e Departamentit të Shtetit nuk janë domosdo në kundërshtim me komentet e Presidentit Donald Trump se bisedimet diplomatike me Phenianin do të ishin një humbje kohe.

“Ne thjesht po eksplorojmë, nuk po bisedojmë me ta dhe kjo përputhet me shqetësimin e presidentit për mos folur me ta para se të vijë koha e duhur,” tha zoti Mattis përpara Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura. “Pra unë nuk shoh ndonjë dallim aq të madh sa është interpretuar nga disa.”

Të shtunën, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson pohoi se Shtetet e Bashkuara kanë kanale të drejtpërdrejta diplomatike përmes të cilave do të përpiqen të negociojnë me Phenianin lidhur me provat e vazhdueshme bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut.

Një ditë më vonë, Presidenti Trump duket se i doli kundër diplomatit të tij të lartë, duke thënë se zoti Tillerson “po humbet kohën kot” në përpjekje për të negociuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Në një seri komentesh në Twitter, presidenti tha: “Kurseji energjitë Rex, ne do të bëjmë atë që duhet bërë!”

Shtëpia e Bardhë, bisedime me Phenianin?

Të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se është e interesuar të bisedojë me Korenë e Veriut vetëm nëse bëhet fjalë për lirimin e tre amerikanëve që mbahen nga Pheniani.

Zëdhënësja Sarah Huckabee Sanders afirmoi ndërkohë mbështetjen e presidentit Trump për Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe tha se bisedimet e vetme me Korenë e Veriut janë për të liruar amerikanët e ndaluar.

Deklarata vjen ndërsa Sekretari i Shtetit Rex Tillerson zbuloi se Shtetet e Bashkuara janë ende duke shfrytëzuar kanale të drejtpërdrejta komunikimi me autoritetet koreano-veriore dhe se zyrtarët amerikanë po kërkojnë një dialog.

Por deklaratat e zotit Tillerson u minimizuan nga presidenti Trump. Ja përgjigja e Shtëpisë së Bardhë ndaj deklaratave të zotit Tillerson:

“Bisedat e vetme që janë zhvilluar apo do të zhvillohen do të kenë të bëjnë me kthimin e amerikanëve që po mbahen, si studenti i ndjerë Otto Warmbier. Këto janë bisedat që kjo administratë është e gatshme të zhvillojë. Përtej kësaj, nuk do të ketë biseda me Korenë e Veriut në këtë kohë.”

Megjithë deklaratat e zotit Trump, Shtëpia e Bardhë tha të hënën se presidenti ka ende besim tek sekretari Tillerson.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Marina Fara ngre temperaturat, nudo mbi makinë

FOTOT/ Marina Fara ngre temperaturat, nudo mbi makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com