Një 33 vjeçar nga Florina e SHBA-ve është dënuar me 25 vite burg, pasi ka vrarë gruan e tij. Madje, Dereck Medina, pasi i ka marrë jetës së shoqes, e ka fotografuar atë me celularin e tij, dhe foton e ka postuar në rrjetin social Facebook. 33 vjeçari në postimin e fotos kishte lënë një koment ku thoshte se priste dënim me vdekje për krimin që sapo kishte bërë.
Prokurorët thanë në seancën gjyqësore se Medina e kishte kërcënuar se do ta vriste gruan nëse ajo e linte atë. Prokurori i Miamit, Katherine Rundle ka thënë: “Asnjë familje nuk duhet kurrë duhet të shohë vajzën e tyre të vrarë dhe pastaj të ekspozuar për mbarë botën në internet si një trofe makabre nga zemërimi i burrit.”