• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA: Vendimet në Iran mbi çështjet bërthamore vazhdojnë t’i takojnë Khameneit

by A R
20/06/2021 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan minimizoi të dielën rëndësinë e zgjedhjes së përkrahësit të vijës së ashpër Ebrahim Raisi si presidenti i ri i Iranit.

Ai tha se që Shtetet e Bashkuara të bëheshin sërish pjesë e paktit ndërkombëtar për të frenuar programin bërthamor të Teheranit, kjo do të varej nga vendimet e marra nga Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Zoti Raisi do të zëvendësojë brenda gjashtë javësh në detyrën e presidentit një politikan më të moderuar, Hassan Rouhanin. Zoti Sullivan tha për rrjetin televiziv “ABC News” se më shumë sesa fakti se cili është presidenti i Iranit rëndësi ka përgatitja e të gjithë sistemit të këtij vendi për angazhime të verifikueshme, me qëllim braktisjen e mundësive për prodhimin e një arme bërthamore.

Së bashku me pesë fuqi të tjera botërore, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në bisedime me Iranin për t’u ribërë sërish pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare të vitit 2015 nga e cila ish-Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërhiqej duke thënë se nuk kishte ashpërsinë e duhur. Vendimi u shoqërua me rivendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Teheranit.

Pakti u negociua gjatë administratës së Presidentit Obama, kohë kur zoti Biden shërbente në detyrën e nënpresidentit. Tashmë në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai po kërkon t’i bëjë Shtetet e Bashkuara sërisht pjesë të marrëveshjes.

Negociatorët iranianë dhe gjashtë fuqitë botërore vendosën të dielën t’i shtyjnë bisedimet për konsultime të mëtejshme në vendet respektive mbi disa çështje të vështira të cilat nuk janë tejkaluar ende.

“Kemi ende rrugë për të bërë, por jemi në drejtimin e duhur“, tha zoti Sullivan. “Ne do të shohim nëse Irani do të bëjë zgjedhjet e vështira të cilat i duhet të bëjë“.

“Vendimi përfundimtar i takon udhëheqësit suprem, çfarë do që ai zgjedh, rrugën e diplomacisë apo përballjen me presionin në rritje jo vetëm nga SHBA, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare“, tha zoti Sullivan.

“Ne besojmë se diplomacia është mënyra më e mirë“, shtoi ai më tej. Zoti Sullivan tha se Shtetet t Bashkuara “nuk kanë asnjë dyshim dhe janë të vendosura” në përpjekjen e tyre “për ta kufizuar programin bërthamor të Iranit”.

Në një intervistë po të dielën për rrjetin televiziv “Fox News” zoti Sullivan tha se marrëveshja e re që mund të nënshkruhet pritet të parashikojë një afat kohor më të gjatë krahasuar me periudhën kur skadon pakti origjinal, parashikuar në vitin 2030./VOA

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ilir Meta është duke pritur Sali Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In