Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë urime të shumta pas kualifikimit në kampionatin Europian.
Mesazheve u është bashkuar edhe Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila përmes një statusi në rrjetin social Facebook uron kuqezinjtë për suksesin e arritur.
“Urime kombëtares shqiptare për fitoren e jashtëzakonshme dhe kualifikimin në Kampionatin Europian”thuhet në urimin e ambasadës.










