• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA/ Uragani “Florence”, evakuohen më shumë se 1.7 milion banorë

by Java News
13/09/2018 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrugët në zonat e brigjeve lindore amerikane janë të mbingarkuara me trafik për shkak të numrit të madh të njerëzve që po tentojnë ti largohen sa më shumë që të munden, stuhisë më të madhe të jetës së tyre. Rreth 1.7 milionë njerëz janë urdhëruar të evakuohen në Karolinën e Jugut, atë të veriut dhe në Virxhinia.

Autoritetet kanë shndërruar katër superstrada në trajektore një kalimshe që çojnë larg brigjeve, për të përshpejtuar eksodin. Por ndërsa shumë banorë të zonave bregdetare i janë bindur urdhrave për evakuim, ka edhe nga ata që po provojnë të forcojnë shtëpitë e tyre e të qëndrojnë atje. Dhe në një video të postuar në twitter, presidenti Donald Trump paralajmëronte banorët t’i bindeshin urdhrave.

“Largohuni që andej, mos e merrni si lojë, është një stuhi e madhe, ndoshta më e madhja që keni parë ndonjëherë. Gjëra të këqija mund të ndodhin kur bëhet fjalë për një stuhi të këtyre përmasave. Është fjala e nënës natyre, duhet të mendoni për sigurinë tuaj”, është shprehur ai.

Stuhia e kategorisë katër, me erëra që shkojnë deri në 215 km në orë, parashikohet të prekë tokën mëngjesin e të premtes. Uragani Florence, mund të shkaktojë sipas analistëve më shumë se 170 miliardë dollarë dëme, të dëmtojë rreth 759 mijë shtëpi dhe biznese nga Carlestoni në Karolinën e Jugut e deri në Virxhinia Beach. Përveç dy Karolinave dhe Virxhinias, gjendja e emergjencës është shpallur edhe në Merilend dhe në Uashington DC për shkak të shqetësimeve për përmbytje.

ma.me

Next Post
Tragjike/ Burri vret gruan dhe 4 persona të tjerë. Në fund vetëvritet

Tragjike/ Burri vret gruan dhe 4 persona të tjerë. Në fund vetëvritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com