• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

SHBA ultimatum qeverisë së Kosovës për demarkacionin

by Java News
09/05/2017 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e planifikuar e Qeverisë ku pritej që të procedohet Demarkacioni në Kuvend ka dështuar. Shefi i ekzekutivit, Isa Mustafa, bashkë me partnerin e madh të koalicionit Kadri Veselin ishin në takim me ambasadorin amerikan Greg Delawie. Ambasada e Amerikës i ka dhënë ultimatum Qeverisë dhe Kuvendit që ta votojnë pa asnjë vonesë Demarkacionin, përderisa opozita është e bindur se nesër do të bjerë Qeveria, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Qeveria e Kosovës ka dështuar dje ta mbajë mbledhjen e paralajmëruar në të cilën pritej që Demarkacioni të procedohej në Kuvend. Në mbledhjen e ekzekutivit nuk ka marrë pjesë kryeministri Isa Mustafa e as vartësit e tij nga radhët e PDK-së. Shefi i Qeverisë bashkë me kreun e partisë më të madhe në vend (PDK), Kadri Veseli, ishin në takim me ambasadorin amerikan Greg Delawie, shkruan tutje “Zëri”.

Me këtë rast përfaqësues të Qeverisë kanë bërë të ditur se shkuarja e Demarkacionit në Qeveri dhe në Kuvend është shtyrë deri pas seancës së mërkurës (nesër), kur pritet të votohet mocioni i votëbesimit.
Kjo shtyrje ka bërë që përsëri të reagojë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e cila i ka dhënë ultimatum Qeverisë, Kuvendit dhe deputetëve të Kosovës që pa asnjë vonesë ta procedojnë dhe ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Në reagimin e Ambasadës Amerikane ndër të tjera potencohet se pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vija e kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte. Kurse politologët kosovarë kanë vlerësuar se po shihet qartë se partnerët e koalicionit kanë mospajtime porse, sipas tyre, do ta gjejnë një formë të përbashkët për t’i dhënë fund koalicionit qeverisës.

c.a

Next Post
Porositi vrasjen e ish-ortakut në biznes, ekzekutohet vendimi i gjykatës për Ilir Karçinin

Porositi vrasjen e ish-ortakut në biznes, ekzekutohet vendimi i gjykatës për Ilir Karçinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com