• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA, tre ‘shuplaka’ mbi Sali Berishën brenda 21 ditëve

by Adriatik Doçi
10/06/2021 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Sali Berisha, simbol i mosndëshkimit në Shqipëri, po kalon ditët më të vështira të trajektores së karrierës së tij politike, shënjuar nga një sagë skandalesh nga më të rëndat, shtrirë në një hark kohor prej tre dekadash.

Në një kohë kur të gjithë prisnin lëvizjen e drejtësisë së re, përkatësisht SPAK-ut, për t’i dhënë fund kështjellës së pandëshkueshmërisë më Shqipëri, goditja erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati ynë më i madh strategjik.

Në harkun kohor prej 21 ditësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë tre goditje të njëpasnjëshme, të befasishme, historike dhe të paprecedenta, Sali Berishës dhe familjes së tij biologjike, duke i dhënë në të njëjtën kohë një mesazh të fortë edhe aleatit të tij, Presidentit Ilir Meta, i shkarkuar drejt nga Kuvendi.

Në 19 maj 2021, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se kishe firmosur fundin palavdishëm të Sali Berishës, duke e futur në listën e zezë, bashkë me familjen, për korrupsionin të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, mbrojtjen e vetes, familjes dhe aleatëve në afera nga veprimi i drejtësisë si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri.

Sali Berisha lëvizi me shpejtësi duke tentuar të mjegullonte, të manipulonte dhe zbuste forcën e goditjes nga SHBA, duke e personalizuar vendimin si një akt i Antony Blinken dhe akuzuar Sorosin si lobues i vendimit të DASH.

Krahas thurjes së kësaj gënjeshtre në sytë e PD dhe demokratëve, Berisha nisi edhe një fushatë lobimi në SHBA, për të sulmuar vendimin e shpalljes non grata.

12 ditë më pas, në 3 qershor 2021, Sali Berisha mori një goditje tjetër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Administrata e Presidentit të SHBA, Joe Biden, publikoi një memorandum për vendosjen e kundër korrupsionit, brenda dhe jashtë, si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jo rastësisht, Ambasada amerikane në Tiranë, informoi dy ditë më pas, opinionin publik shqiptar mbi memorandumin dhe rëndësinë e tij. Memorandumi për të luftuar korrupsionin dhe jashtë SHBA u publikuar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit i kishte vendosur Sali Berishës ‘vulën’ si i korruptuar.

“Ky Memorandum do të ndihmojë qeverinë e SHBA dhe partnerët e saj për të modernizuar, koordinuar dhe kërkuar burimet për të luftuar më mirë korrupsionin, për të frenuar financat e paligjshme, për të mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar, për të ndërtuar partneritete ndërkombëtare dhe për të përmirësuar ndihmën e huaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Po çfarë parashikon memorandumi i administratës Biden? Dokumenti parashikon ashpërsimin e luftës lundër korrupsionit brenda dhe jashtë vendit.

“Me nxjerrjen e këtij Memorandumi të Studimit të Sigurisë Kombëtare, unë vendos luftën kundër korrupsionit si një interes kryesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Administrata ime do të drejtojë përpjekjet për të promovuar qeverisjen e mirë; transparencë në Shtetet e Bashkuara dhe sistemet financiare globale; për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit; dhe do ta bëjnë gjithnjë e më të vështirë për aktorët e korruptuar që të mbrojnë aktivitetet e tyre”, thuhet në memorandum.

Më tej, memorandumi parashikon 10 pika, me masa të forta anti-korrupsion, duke vënë në shënjestër edhe udhëheqës dhe personazhe të huaj, të përfshirë në praktika korruptive. Masat konsistojnë në bllokimin e pasurive të paligjshme, goditjen e financimeve të dyshimta, sanksione të tjera, zvogëlimin e sekretit financiar, ndryshime në legjislacion, luftë pastrimit të parave etj. Dokumenti është një mesazh i qartë për të gjithë politikanët e identifikuar dhe shpallur nga DASH si të kooptuar.

Dy ditë më parë, në 8 qershor 2021, Presidenti amerikan Joe Biden nxori një urdhër të ri ekzekutiv, për bllokimin e pasurive të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shqiptarë të përfshirë në afera korruptive dhe që janë angazhuar për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Urdhri konsiderohet si një tjetër goditje për Sali Berishën, pasi është rrjedhojë e njoftimit të DASH të datës 19 maj për ta përfshirë në listën e zezë si dhe e memorandumit të datës 3 qershor për t’i shpallur luftë korrupsionit edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;”, thuhet në pikën 5 të urdhrit.

Kjo pikë e urdhrit të Joe Biden përputhet me njoftimin e DASH të datës 19 maji 2021, për të pëfshirë Sali Berishën dhe Familjen e tij në listën e zezë për korrupsion. Urdhri është një mesazh i dyfishtë për Sali Berishën. Së pari, Berisha është subjekt i urdhrit, pasi është shpallur nga DASH non grata si i korruptuar. Së dyti, urdhri hedh poshtë propagandën e Berishës së përfshirja e tij në listën e zezë është një vendim individual i Antony Blinken dhe i diktuar nga Soros.(Shqiptarja.com)

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

“Meta” na mësoi pse duhet ta votojnë vetë shqiptarët presidentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com