Është raportuar për një person që gjuan me armë në Qendrën Shëndetsore Ushtarake më të madhe në pjesën perëndimore të SHBA-së, në qytetin San Diego të Kaliforni’së, raporton CNN.
Këtë raportim e ka bërë Qendra Shëndetsore Ushtarake në një postim në Facebook.
Njësitet speciale SWAT kanë rrethuar objektin, sipas NBC. Autoritetet kanë thënë se kishte të shtëna në bodrumin e kësaj ndërtese në San Diego.
Ndërkohë, i gjithë personeli i ndërtesës, kërkohet të qëndrojnë larg nga kompleksi.
Qendra Shëndetsore Ushtarake është qendra më e madhe e kujdesit shëndetsor ushtarak në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ende nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.









