• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA-të po diskutojnë të ndalojnë karburantin rus/ Rritet sërish çmimi i naftës, më i larti në 13 vite

by Java News
07/03/2022 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i naftës u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2008, të hënën në mëngjes, pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se Uashingtoni ishte në “diskutime shumë aktive” me partnerët e tij europianë rreth ndalimit të importeve të naftës nga Rusia.

Treguesi referencë ndërkombëtar i naftës, Brent arriti në 139.13 dollarë për fuçi, pothuajse 20 për qind mbi çmimin e mbylljes të premten. Treguesi referencë I SHBA-ve, U.S. West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 9% në $126.09.

Rritjet brenda ditës së hënë janë afër niveleve rekord të para për të dyja kontratat në korrik 2008, kur Brent arriti në 147,50 dollarë për fuçi dhe WTI arriti në 147,27 dollarë.

Analisti Derek Brower argumenton se çmimet e naftës mund të rriten akoma më shumë edhe nëse industria e shistit argjilor në SHBA rrit prodhimin.

Kufizimet do të kishin pasoja serioze për ekonominë globale dhe do të shënonin një kthesë nga Shtëpia e Bardhë, e cila kishte refuzuar thirrjet dypartiake për të ndaluar importet e naftës ruse në SHBA, duke thënë se një embargo do të kufizonte furnizimin global dhe do të rriste çmimet për konsumatorët.

“Një bojkot do të ushtronte presion të madh në furnizimin me naftë dhe gaz, që tashmë ka ndier ndikimin e rritjes së kërkesës,” thanë analistët e CMC Markets.

“Çmimet ka të ngjarë të rriten në afat të shkurtër, dhe nuk përjashtohet një lëvizje drejt 150 dollarëve për fuçi.

“Një veprim i tillë do të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi ekonomitë globale, duke rritur më tej inflacionin, duke i nxitur bankat qendrore të debatojnë se sa shpejt duhet të zbatohen rritja e normave.”

Çmimet globale të naftës janë rritur me 67% që nga fillimi i vitit 2022, së bashku me mallrat e tjera, duke ngritur shqetësime për rritjen ekonomike botërore dhe stagflacionin.

Por shqetësimet në rritje për sigurinë energjetike të shkaktuara nga kjo situatë mund të përshpejtojnë lëvizjet e Europës drejt vetë-mjaftueshmërisë dhe energjisë së pastër, thanë ekspertët e klimës./ Reuters-FT përktheu monitor

GRAFIKU: Cmimi i naftës në në bursa gjatë 5 viteve të fundit

Next Post
“I vetmi vend i qetë që i pret ata do të ishte varri”/ Zelensky paralajmëron ushtarët rusë: S’do të falim dhe…

"I vetmi vend i qetë që i pret ata do të ishte varri"/ Zelensky paralajmëron ushtarët rusë: S'do të falim dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

October 1, 2026
Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

October 1, 2026
“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

October 1, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

October 1, 2026
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

October 1, 2026
74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 1, 2026
Incidenti në bazën ajrore amerikane, Netanyahu: E paralajmëruam Britaninë për një sulm të mundshëm nga Irani -

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Netanyahu: E paralajmëruam Britaninë për një sulm të mundshëm nga Irani –

October 1, 2026
Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com