• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA-të kërkojnë mbylljen e llogarive në mediat sociale të liderëve iranianë

by Java News
24/11/2019 11:34
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2019-11-23 21:54:09Z |  |

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2019-11-23 21:54:09Z | |

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje gjigantëve të mediave sociale Facebook, Instagram dhe Twitter që të pezullojnë llogaritë që lidhen me liderët e Qeverisë iraniane, derisa mbulimi me internet të rikthehet në Iran.

“Është një regjim thellësisht hipokrit”, tha për Bloomberg News Brian Hook, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Iranin.

“Ndalon internetin, teksa qeveria vazhdon të përdorë të gjitha llogaritë në këto media sociale. Prandaj, njëra prej gjërave që ne po kërkojmë nga kompanitë si Facebook, Instagram dhe Twitter është që të mbyllin llogaritë e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, ministrit të Jashtëm Mohammad Javad Zarif dhe presidentit Hassan Rohani, derisa ata të rikthejnë qasjen në internet për njerëzit e tyre”, tha Hook.

Qeveria iraniane ka mbyllur pothuajse të gjithë qasjen në internet teksa protestat anti-qeveritare nisën javën e kaluar në mbarë vendin. Megjithatë, grupet monitoruese kanë thënë se në dy ditët e fundit, qasja në internet ka filluar që të rikthehet.

Zyrtarët iranianë pretendojnë se protestat – të cilat janë mbajtur në më shumë se 100 qytete pas njoftimit më 15 nëntor për racionimin e naftës dhe rritjes së çmimit të naftës – janë shuar, por pretendime të tilla nuk mund të konfirmohen.

Teherani ka fajësuar armiqtë e huaj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe Izraelin se qëndrojnë prapa protestave, që kanë qenë ndër më të dhunshmet.

Qeveria ka thënë se pesë persona kanë vdekur gjatë protestave, por grupe të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, kanë thënë se mbi 100 është numri i personave që kanë humbur jetën gjatë protestave.

“Regjimi po tenton që të ndalojë internetin sepse po tenton që të fshehë të gjitha vdekjet dhe tragjedinë që ky regjim ka shkaktuar ndaj mijëra protestuesve në mbarë vendin”, tha Hook. AFP tha se Facebook, Instagram dhe Twitter nuk kanë komentuar lidhur me këtë kërkesë të SHBA-së. /e.s/

Next Post
Negociatat, Zaev: Besojmë se BE-ja do ta përmirësojë gabimin historik

Negociatat, Zaev: Besojmë se BE-ja do ta përmirësojë gabimin historik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

September 11, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan -

U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
Peskov: Lituania në shënjestër nëse instalon armë bërthamore -

Peskov: Lituania në shënjestër nëse instalon armë bërthamore –

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com