• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SHBA solli informacione për Metën” Artan Hoxha: SPAK mori të dhëna të dorës së parë dhe pastaj…

by A R
24/10/2024 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar informacione të rëndësishme për hetimet që po zhvillohen ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha tha se SPAK ka marrë të dhëna të dorës së parë nga SHBA, të cilat lidhen me dy çështje kryesore: atë të CEZ DIA-s dhe lobimin në SHBA.

Sipas Hoxhës, SPAK ka bashkuar tre procedime që lidhen me Metën, ndërsa theksoi se çështja e lobimit është veçanërisht e ndihmuar nga infomacione dhe prova te ardhura nga autoritetet amerikane.

Ai shpjegoi se shuma e parave e deklaruar nga LSI në atë kohë për lobimin në SHBA, ishte rreth 27 mijë dollarë, ndërsa pagesa reale e deklaruar nga kompania e lobimit ka qenë më shumë se gjysmë milioni dollarë. Hetimi po përqendrohet në burimin dhe mënyrën se si kanë ardhur këto para.

“Të treja procedimet janë bashkuar. Çështja e lobimit është shumë interesante, pasi sasia e parave që ka kaluar nga thesari i LSI-së në atë kohë, me paratë që janë deklaruar në departamentin e thesarit të SHBA, është fare minimale, është një shifër te 27 mijë dollarë, ndërkohë që pagesa që është bërë realisht dhe është deklaruar nga kompania e lobimit në SHBA është më shumë se gjysmë milioni dollarë. Duhet parë se si kanë ardhur këto para dhe burimi i tyre.

Këtë e ka hetuar SPAK dhe këtu e ka ndihmuar informacioni që ka marrë nga SHBA. Autoritetet amerikane kanë ndihmuar shumë hetimin e kësaj çështjeje duke servirur informacione të dorës së parë.

Edhe për çështjen e CEZ DIA-s ka informacione që janë dhënë nga SHBA, sepse bashkë me zotin Kastriot Ismailaj, në këtë kompani ka qenë bashkëpronare një qytetare amerikane, Rebecca Gaskin Gain.

Ajo nuk është proceduar pasi ka bërë një marrëveshje me shtetin shqiptar dhe ajo ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur me CEZ DIA-n dhe se si politikanë shqiptarë kishin ndërhyrë,” tha Hoxha.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Rama në Nju Jork, logo e eventit shfaqet në ekranin e famshëm të Time Square

VIDEO/ Rama në Nju Jork, logo e eventit shfaqet në ekranin e famshëm të Time Square

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha drejt Amerikës për herë të dytë? Nga SPAK-u komenton vizitën e Ramës në SHBA

September 21, 2026
Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

September 21, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Ergys Agasi në pritje të vendimit, nesër shprehet Apeli i GJKKO-së

September 21, 2026
Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

September 21, 2026
BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

September 21, 2026
DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

September 21, 2026
Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

September 21, 2026
Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

September 21, 2026
Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com