• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA: Si i paralajmëroi Egjipti, izraelitët tre ditë para sulmit të Hamasit!

by Java News
11/10/2023 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Egjipti e kishte paralajmëruar Izraelin për rreziqet e dhunës së mundshme tre ditë përpara sulmit të Hamasit, tha Michael McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

“Ne e dimë se Egjipti i kishte paralajmëruar izraelitët tre ditë më parë se një ngjarje e tillë mund të ndodhte.”, tha McCaul në Kongresin Amerikan, sipas gazetës izraelite Haaretz.

SHBA: Si i paralajmëroi Egjipti, izraelitët tre ditë para sulmit

Të hënën një raport në gazetën izraelite Yedioth Ahronoth (Ynet) tha se shefi i inteligjencës egjiptiane kishte paralajmëruar kryeministrin izraelit dhjetë ditë para sulmit të Hamasit, por Benjamin Netanyahu e injoroi paralajmërimin dhe e minimizoi kërcënimin. Zyra e kryeministrit izraelit e cilësoi publikimin si inekzistent.

“Ne e kishim paralajmëruar Izraelin për diçka të madhe, por ata e kishin mendjen diku tjetër.”, tha një zyrtar egjiptian i inteligjencës për Associated Press dy ditë më parë, duke shtuar një lidhje tjetër me “ngarkesën” e përgjegjësive që rëndojnë mbi shërbimet e inteligjencës dhe ushtrinë izraelite, pasi grupi i Hamasit i kapi në befasi.

Sipas zyrtarit egjiptian, izraelitët preferuan të fokusoheshin në Bregun Perëndimor dhe minimizuan seriozitetin e kërcënimit nga Gaza. “Ne i paralajmëruam se situata do të shpërthejë së shpejti, vërtet shumë shpejt dhe se shpërthimi do të jetë i madh. Por ata i nënvlerësuan ato paralajmërime”.

Në të njëjtën kohë, qeveria e Egjiptit është në kontakt të ngushtë me Izraelin dhe Hamasin në një përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit mes tyre dhe për të siguruar mbrojtjen e izraelitëve të mbajtur peng nga persona të armatosur, thanë dy burime të inteligjencës egjiptiane. Egjipti i ka kërkuar Izraelit të tregojë vetëpërmbajtje dhe Hamasit të kujdeset për t’i mbajtur pengjet në gjendje të mirë, por edhe të hapë mundësinë e deeskalimit së shpejti./m.j

Next Post
Luftimet në Izrael/ Raketat bien pranë ambasadës shqiptare!

Ekspertët e ekonomisë/ Çoçoli: Lufta mund të na japë oportunitete! Ceko: Izraeli s'prodhon drithëra, ne kemi 300 mijë ha tokë pa mbjellë! T’i ofrojmë marrëveshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In