Një grua shqiptare në Waterbury në SHBA është arrestuar me akuzën se ka vrarë me thikë bashkëshortin.
Anila Keco, 34 vjeç, goditi me thikë në gjoks burrin 43-vjeçar, Valmir Keco.
Ai u çua me shpejtësi në spital, por vdiq në orën tre pasdite, ndërkohë që ngjarja kishte ndodhur rreth orës 12:30.
Dy fëmijët e çiftit nuk ishin në shtëpi në momentin e ngjarjes.