• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA-Shqipëri, marrëveshje për njohjen e pensioneve reciproke

by Java News
13/04/2016 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetasve shqiptarë që jetojnë në Amerikë dhe amerikanëve që punojnë në Shqipëri, do t’u njihen shumë shpejt vitet e punës në mënyrë të ndërsjelltë mes dy vendeve për efekt të pensionit.

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado në Komisionin e Politikës së Jashtme. Hado tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur interes për njohjen e ndërsjelltë të kontributeve, dhe për këtë ka filluar puna e shkëmbimit të informacionit dypalësh.

“Dua të vë në dijeni komisionin për një informacion që mund të jetë i vlefshëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur interes për njohjen e kontributeve të shtetasve në mënyrë të ndërsjelltë. Ne kemi filluar tashmë shkëmbimin e informacionit teknik dhe sinjalet janë pozitive për arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejt. Do të ishte një lajm i mirë, pasi dihet që komuniteti shqiptar atje është i konsiderueshëm”, tha Hado.

Diskutimi i një çështjeje të ngjashme, për njohjen e pensioneve me Rumaninë u diskutua dhe në Komisionin e Çështjeve Sociale. Po ashtu, Hado u shpreh se kjo marrëveshje është hartuar në përputhje me rregulloren 83 të Bashkimit Evropian.

Next Post

Nishani u bashkohet protestuesve te liqeni: Vandalizëm të prishësh parkun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com