• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA sërish pro Shqipërisë në BE, këshilltari i Blinken kërkon që Bullgaria të heqë veton

by A R
18/11/2021 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Derek Chollet, këshilltari special i Sekretarit Amerikan ka konfirmuar atë që zyrtarë të lartë të administratës amerikane përfshirë Presidentin Biden kanë theksuar se duan ta shohin së shpejti Shqipërinë në BE.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Në Bullgari patëm së fundmi zgjedhjet parlamentare. Ekziston mundësia që të arrihet progres ndaj ne do të vijojmë të punojmë në këtë drejtim për t’i bindur ata. Ne nuk jemi pjesë e BE-së, por ju themi liderëve europianë fjalën tonë për këtë çështje”.

Gjatë takimeve me politikanë të Bosnje Hercegovinës Chollet iu rikujtoi politikaneëve ballkanas se Blinken e njeh shumë mirë rajonin.

“Sekretari i Shtetit Blinken, shefi im, është dikush që ka shërbyer në administratën e Klintonit si këshilltar i lartë për Europën në Shtëpinë e Bardhë, për marrëeveshjen e  Dejtonit dhe gjatë luftës në Kosovë.  Pra, ai është një ekspert i Ballkanit, dikush që i ndjek me shumë kujdes zhvillimet në këtë rajon. Ne shohim shanse për një integrim më të madh ekonomik rajonal. Ka plane të ndryshme, ka potencial në Ballkanin Perëndimor për rritje dhe zhvillim ekonomik, për modernizim të mëtejshëm”.

Shtetet e Bashkuara së bashku me partnerët evropianë mund ti ndihmojnë shtetet e rajonit qe të kuptojë ketë potencial.

Sipas Chollet rajoni ka shumë sfida reale që të përmirësohet jeta e qytetarëve të thjeshtë.

“Ne jua kemi bërë të qartë liderëve të rajonit se cilat janë sfidat reale. Do të jetë e vështirë për qytetarët e këtij rajoni të zhvillohen nëse korrupsioni mbetet kaq i përhapur, nëse ata nuk i besojnë sundimit të ligjit, rezultateve të zgjedhjeve dhe nëse vijojnë problemet me lirinë e medias. Ne jemi shumë të fokusuar në zgjidhjen e këtyre problemeve edhe në këtë pjesë të botës. Unë mendoj se udhëheqësit duhet të pyesin veten pse kaq shumë të rinj po largohen nga vendi. Ata duhet të kenë një të ardhme pozitive”.

Derek Chollet ka udhëtuar nga Sarajeva për në Bruksel, ku në takime me zyrtarë europiane dhe të NATO-s ka diskutuar për mënyrat se si SHBA dhe BE –ja mund të punojmë së bashku për stabilitetin e rajonit.

/a.r

Next Post
Rruga në Bulqizë u bë ‘hit’ në internet / Kryebashkiaku: Edhe vetë qesha! Kemi vetëm dy fadroma…

Rruga në Bulqizë u bë 'hit' në internet / Kryebashkiaku: Edhe vetë qesha! Kemi vetëm dy fadroma...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In