• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga në Bulqizë u bë ‘hit’ në internet / Kryebashkiaku: Edhe vetë qesha! Kemi vetëm dy fadroma…

by A R
18/11/2021 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, reagon disa orë pas fotove që ai vetë publikoi në rrjetet sociale për një rrugë rurale që kishte ndërtuar në territorin e Bashkisë që drejton. Mënyra e ndërtimit të rrugës bëri që ato të “merrnin dhenë” dhe u kthyen në objekt talljeje e satire në internet.

Lefter Alla thotë se Bashkia që ai drejton ka në dispozicion vetëm dy fadroma.

“Po, zotërinj, po! Me vetëm dy fadroma që kanë punuar pa pushim në shtatë ditë të javës bëmë atë që s’ishte bërë në pothuajse tre dekada nga paraardhësit e mi në detyrë. Me vetëm dy fadroma të bashkisë arritëm tek të gjithë, duke vlerësuar njeriun e dinjitetin e tij, e duke përçmuar çdo praktikë të shëmtuar që ndër vite i ka kategorizuar atë në të nënës e të njerkës”, vijon kryebashkiaku.

Reagimi i plotë i Lefter Allës, kryetar i Bashkisë së Bulqizës:

Në përgjigje të atyre që jetojnë në Instagram

Nga pasditja e djeshme (e enjte, 17 nëntor), kam ndjekur me shumë kureshtje reagimet pafund që mbushën rrjetet sociale rreth një postimi në faqen time për bashkëpunimin me banorë të lagjes Zogu në Dragu për të realizuar një rrugë modeste e të paprekur asnjëherë më parë.

Sigurisht që detyra e një kryebashkiaku është t’u gjendet pranë bashkëqytetarëve të tij në çdo nevojë që kanë, e vogël apo e madhe qoftë, qofshin shërbime të thjeshta publike, apo infrastrukturë rrugore, furnizim me ujë, shërbime shëndetësore, investime në arsim, në bujqësi e gjithçka tjetër. E padyshim, ju siguroj se çdo kryebashkiak, qoftë edhe për ambicie apo ego personale, do të dëshironte të bënte më të mirën në të gjitha këto, duke e kthyer bashkinë e tij në vendin më të zhvilluar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e në mbarë botën.

Pas gjithë gazit e haresë së rrjetit, ku në jo pak raste edhe vetë qesha me nivelin e mundshëm të delirit të njerëzve, mendova se duhen thënë dy tre fjalë për të gjithë ata që ‘jetojnë në Instagram’.

Që në krye të herës e them hapur se njerëzit duhet të zbresin në realitet, me këmbë në tokë, të njohin vendin ku jetojnë, mundësitë dhe pamundësitë e tij, të të afërmve të tyre e të mos fshihen në prapaskenën e telefonëve celularë që mbajnë në duar. Duam apo s’duam, pa përjashtuar edhe veten time nga përgjegjësia që kam e mund të kem pasur ndër vite, Shqipëria jonë është kjo, me qytete që lënë për të dëshiruar, me fshatra të harruar, me rrugë të pashtruara, me probleme pafund në shëndetësi, arsim, kulturë e kudo tjetër.

Janë pafund zonat e thella malore të cilat s’kanë pasur asnjëherë fatin të njohin dorën dhe investimet e shtetit, e aq më tepër, banorët e tyre nuk dinë se ç’është instagrami, facebook-u, apo rrjetet e tjera sociale. Ata nuk e njohin kinemanë, s’e dinë s’e ç’është jeta e natës. Nuk e dinë se fundjava mund të shërbejë për shëtitje. Ata nuk e dinë jetën ‘mondane’ të atyre që komentojnë, e që më së shumti të vetmen formë argëtimi kanë këtë moment kur shkruajnë diçka, qoftë edhe për të qetësuar nervat e shtendosur nga paaftësitë e pamundësitë e tyre për të qenë ata që duan.

Po, zotërinj, po! Unë bashkëpunova me banorët e Zogës në Dragu për ta shtruar atë rrugë, qoftë edhe për aq sa u bë. E kam bërë edhe më përpara të njëjtën gjë me rrugët në Lepurakë, Dushaj, Lladomericë, Kodër e Danit , Boçevë, Sopot etj., diku me asfalt e diku tjetër me çakull.

Më janë dashur vetëm dy fadroma të Bashkisë Bulqizë së trashëguar si mos më keq nga 18 vitet e drejtuesve pararendës, që në dy vite të hap të gjitha rrugët e të gjitha fshatrave në të gjitha njësitë administrative, në Martanesh, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren e Trebisht. Me vetëm dy fadroma u tregova banorëve anekënd Bulqizës, edhe në fshatrat më të thellë, se janë pjesë e kësaj Bashkie, se ekziston një pushtet vendor drejtuesit e së cilit nuk shkojnë atje vetëm në fushata elektorale dhe u ringjalla besimin për të shpresuar tek shteti, të cilin nuk e njihnin.

Po, zotërinj, po! Me vetëm dy fadroma që kanë punuar pa pushim në shtatë ditë të javës bëmë atë që s’ishte bërë në pothuajse tre dekada nga paraardhësit e mi në detyrë. Me vetëm dy fadroma të bashkisë arritëm tek të gjithë, duke vlerësuar njeriun e dinjitetin e tij, e duke përçmuar çdo praktikë të shëmtuar që ndër vite i ka kategorizuar atë në të nënës e të njerkës.

Jo, zotërinj, jo! Ju nuk e njihni realitetin e fshatit shqiptar, ndaj edhe flisni. Ju nuk e dini keqardhjen në vend të gëzimit që ne ndiejmë shpesh pas çdo investimi që bëjmë kur shohim lumturinë, harenë e lotët e banorëve. Është një trishtim i pashpjegueshëm për një kryebashkiak kur shikon njerëz që në vitin 2021 këndojnë e vallëzojnë qoftë edhe për një rrugë të shtruar pas shumë dekadash, e që në syrin tuaj, të ju banorëve të Instagramit është e pa imagjinueshme. Ata i gëzohen kësaj rruge se nuk e kanë pasur asnjëherë, teksa të tjerë jetojnë të hipnotizuar brenda botës së tyre Instagram.

Jo, zotërinj, jo! Ju nuk i dini mundësitë që ofrojnë buxhetet e bashkive të vogla. E pas çdo përpjekje për të bërë diçka, sërish komentoni e komentoni të hipnotizuar brenda botës tuaj në Instagram.

Po, zotërinj, po! Unë përsëri do të shtroj rrugë me asfalt, çakull e beton. Do të vazhdoj sërish njësoj siç kam bërë deri më sot me të gjitha rrugët që kam hapur, me tetë urat e telit pasarelë që për shumë nga ju mund të ngjallin gaz e hare; njësoj siç kam bërë me ujësjellësit në qytet, Gjoricë e Martanesh; njësoj siç kam bërë me rreth 200 km kanale ujitëse në mbarë Bulqizën; njësoj si në rastin e kanalizimeve që po kryhen për ujërat e zeza në qytet; njësoj si me kompleksin e punëtorëve që po rikonstruktohet nga fillimi për t’u mundësuar një jetesë të denjë 40 familjeve që kanë jetuar në kushte mizërie.

Po, zotërinj, po! Unë do të vazhdoj të punoj fort për legalizimin e pronave, një plagë e banorëve të Bulqizës, por jo vetëm. Do të vazhdoj me investimet në infrastrukturën shëndetësore e arsimore. Do të vazhdoj, se unë në fund të ditës, mendoj përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së banorëve të Bulqizës, kudo që ata janë, pa i parë me ngjyra e nuanca.

Po, zotërinj, po! Nëse problemi me mua qenka se punoj me dhe për banorët e bashkisë që drejtoj, unë do ta bëj këtë përsëri, do të vazhdoj të ndaj gjithçka bëj këtu në Bulqizën tonë, duke bërë transparente çdo investim, duke iu mësuar njerëzve të edukohen me kulturën se llogaridhënies së pushtetarit, duke u përpjekur të rikthej tek ata atë besimin e humbur tek demokracia përfaqësuese. E ju, padyshim që keni të drejtën tuaj të qeshni, gëzoheni, komentoni e të provoni kufijtë e dëlirit brenda asaj botës tuaj të Instagramit, e të vazhdoni me postimet tuaja të kaluara përmes sitës së filtrave të pafund të aplikacioneve.

Gjykimin dhe vlerësimin e punës time e pres nga banorët e këtyre fshatrave, e jo nga ata që jetojnë në Instagram.

/a.r

Next Post
Sherr për pemët, 64-vjeçari qëllon me çifte për të vrarë komshiun në Lezhë

Sherr për pemët, 64-vjeçari qëllon me çifte për të vrarë komshiun në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Berat, 15-vjeçari humb jetën teksa lahej në lum

Tragjedi në Berat, 15-vjeçari humb jetën teksa lahej në lum

July 12, 2026
Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i kërkuar nga Italia

July 12, 2026
“Provova ta shihja botën nga vendi i tij”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Vendi ka ndryshuar, edhe pse jo çdo gjë është perfekte

Ndarja nga jeta e ish-Amirit të Katarit, reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

July 12, 2026
Shifra të frikshme/ Në Shqipëri në katër ditë ka plot 57 raste të dhunës në familje

Nga familja te rrjetet sociale, psikologia tregon shkaqet që po ushqejnë dhunën mes të miturve

July 12, 2026
Taksa e re e pronës, si do të llogaritet fatura dhe kush përfiton uljen 50% për banesën e parë

Taksa e re e pronës, si do të llogaritet fatura dhe kush përfiton uljen 50% për banesën e parë

July 12, 2026
Mungesa e Mojtaba Khameneit dhe burri me maskë pranë arkivolit, pamjet që kanë ndezur spekulimet në Iran

Mungesa e Mojtaba Khameneit dhe burri me maskë pranë arkivolit, pamjet që kanë ndezur spekulimet në Iran

July 12, 2026
Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

July 12, 2026
Përplasje e fortë në Peqin–Rrogozhinë/ Automjeti bëhet copë, një person përfundon në spital

Përplasje e fortë në Peqin–Rrogozhinë/ Automjeti bëhet copë, një person përfundon në spital

July 12, 2026
Alarm për të rinjtë shqiptarë! Mjeku zbulon pse po shtohen rastet me hipertension në moshë të re, ja kush janë shkaktarët kryesorë

Alarm për të rinjtë shqiptarë! Mjeku zbulon pse po shtohen rastet me hipertension në moshë të re, ja kush janë shkaktarët kryesorë

July 12, 2026
Protesta/ Balliu: PD nuk mbledh dot më njerëz, Berisha është i urryer nga populli shqiptar

Protesta/ Balliu: PD nuk mbledh dot më njerëz, Berisha është i urryer nga populli shqiptar

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In