• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA sekuestron dy cisterna ruse me naftë, reagon Moska: Sulm i paligjshëm

by A R
07/01/2026 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar dy cisterna ruse nafte. Mediat ndërkombëtare raportojnë se bëhet fjalë për cisternat Marinera dhe Sophia. E para u ndalua në Atlantikun e Veriut, e dyta në Karaibe. Të dyja u sanksionuan nga SHBA-ja, duke përmendur “aktivitete të paligjshme” si shkak të bllokadës.

Moska u përgjigj menjëherë: “Hyrja në anijen Marinera nga forcat amerikane shkel Konventën e OKB-së të vitit 1982 mbi Ligjet e Detit”, denoncoi Ministria Ruse e Transportit, duke shtuar: “Më 24 dhjetor 2025, cisterna kishte marrë një leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin kombëtar të Federatës Ruse, të lëshuar në bazë të legjislacionit rus dhe ligjit ndërkombëtar”.

E bllokuar në brigjet e Evropës kontinentale, Marinera, më parë Bella 1, akuzohet nga Shtëpia e Bardhë për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe transportim të naftës bruto iraniane. Ajo kishte qenë prej kohësh në shënjestër të Uashingtonit, me një përpjekje për t’u hipur në anije muajin e kaluar, por anija ndryshoi kurs, si dhe emrin dhe flamurin e saj (nga gujanezë në rus). Operacioni u drejtua nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së. Përpjekjet e Rusisë  për  të mbrojtur anijen ishin të kota, pasi Kremlini kishte dërguar anije detare dhe një nëndetëse për të “shoqëruar” Marinera-n.

Ndërkohë anija tjetër e naftës e sekuestruar  M/T Sophia, sipas mediave amerikane, po valëviste në mënyrë të rreme flamurin e Kamerunit, megjithëse në të vërtetë ishte rus. Sipas Uashingtonit, Sophia ishte gjithashtu pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije” dhe i nënshtrohej sanksioneve njësoj si Marinera. Sipas Komandës Jugore të SHBA-së, Roja Bregdetare e SHBA-së po e shoqëron anijen Sophia në SHBA.

Ndërkohë duke pasur parasysh klimën në rritje të tensionit në Venezuelë dhe nga frika e një eksodi të emigrantëve drejt territorit të saj, Kolumbia ka vendosur mbi 30,000 anëtarë të Forcave të Armatosura përgjatë kufirit me Republikën Bolivariane. Masa, e urdhëruar nga Presidenti Gustavo Petro, përfshin përdorimin e tankeve, patrullave dhe një Poste të Unifikuar Komanduese në Cucuta , gjithashtu në përgjigje të kthimit të mundshëm të grupeve të armatosura si disidentët ELN dhe FARC.

Next Post
Reshjet intensive/ Lana ‘ngjitet’ te lulishtja, rrezikon të dalë në rrugë

Reshjet intensive/ Lana ‘ngjitet’ te lulishtja, rrezikon të dalë në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In